Të gjitha rrugët në Fshatin e Ri do të asfaltohen

Fshati i Ri, i cili është një prej fshatrave më të thella në Komunën e Malishevës, së shpejti do të bëhet me rrugë të rregulluara dhe të asfaltuara, pasi kanë filluar punimet në rregullimin e rrugëve të mbetura. Bëhet fjalë për rreth 800 metra rrugë në lagjet e këtij fshati, të cilat kanë filluar të hapen, për tu asfaltuar.

Hapjen e këtyre rrugëve e ka parë nga afër edhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizimit, Ahmet Morina, i cili është njoftuar nga mbikëqyrësi për punimet që janë duke u bërë, si dhe nga kryetari i fshatit Arton Zogaj dhe punëkryesi.

Drejtori Morina, gjithashtu është takuar edhe me banorët, të cilët i ka uruar për hapjen e rrugëve, ndërsa është ndarë i kënaqur me punët që aktualisht janë duke u kryer, marrë parasysh edhe terren tepër të thepisur në këtë fshat të thellë malor.

Nga ana tjetër, edhe kryetari i fshatit, Arton Zogaj, e ka falënderuar komunën për rregullimin e rrugëve në disa lagje të fshatit, pasi kanë rëndësi jetike për banorët, për të cilët hapja dhe asfaltimi i rrugëve, është një prej parakushteve për të ndalur migrimin nga fshati.

Drejtori Morina, ka bërë të ditur se bëhet fjalë për 800 metra rrugë në lagjet e fshatit dhe të njëjtat, pas hapjes dhe rregullimit të trasesë, do të asfaltohen dhe kjo pritet të bëhet shumë shpejt. Rregullimi i rrugëve, mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Më Shumë

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Lajmet e Fundit