20.7 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Të gjitha rrugët në Malishevë janë të kalueshme

Të gjitha rrugët në Komunën e Malishevë janë të kalueshme përfshi edhe rrugët në vendbanimet malore.

Të gjitha rrugët kryesore që lidhin fshatrat e Komunës së Malishevës, me rrugët kryesore dhe qendrën komunale apo rrugët me qendrat tjera, janë të kalueshme, edhe pse në disa vende duhet kujdes i shtuar gjatë vozitjes.

“Gjendjen e rrugëve sot e ka inspektuar edhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Rifat Mazreku, i cili ka vizituar disa nga fshatrat, kryesisht malore. Ndonëse reshjet e borës kanë qenë të dendura gjatë natës së mbrëmshme dhe në mëngjesin e sotshëm, megjithatë, nuk ka rrugë të bllokuara dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme”, thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës.

Komuna e Malishevës, ju bën thirrje ngasësve të automjeteve, për kujdes të shtuar dhe të përdorin pajisjet dimërore, siç parashihet me ligj.

Më Shumë

Xheladini uron Ditën e Goranëve në Dragash

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka uruar komunitetin goran me rastin e 6 Majit – Ditës së Goranëve. Në urimin e tij, Xheladini...

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet heroi Besim Ndrecaj

Besim Ndrecaj është dëshmor i kombit , i cili u vra më 3 maj të vitit 1995 nga forcat serbe në Suharekë. Ishte ai që...

Lajmet e Fundit