11.6 C
Prizren
E enjte, 26 Shkurt, 2026

Të kam dashtë…

Poezi nga Primo Shllaku.

Të kam dashtë… 
Dashunia nuk ka të tashme. 
Dashunia nuk ka të ardhshme.
Ajo ka vetëm të kaluemen. 
Të kam dashtë…

Dashunia asht e lirë si dorë mbi ranë.
Dashunia asht e verbët si dorë e zhvoshkun nga lkura.
Dashunia asht e çmendun si dorë mbi mish.
Dashunia vdes kur i mbarohen fjalët.
Dashunia vdes kur i shërohen plagët.
Dashunia fillon prap prej fillimit…

Dashunia i beson të gjitha. 
Dashunia i shpreson të gjitha. 
Dashunia i “ha” të gjitha. 
Dashunia i fal të gjitha. 
Dashunia banon te duert…

Të kam dashtë…
Dashunia nuk ka të tashme. 
Dashunia nuk ka të ardhshme. 
Ajo ka vetëm të kaluemen. 
Të paskam dashtë, pra…

Më Shumë

“Dardania” drejt transformimit: Nisin punimet për gjelbërimin e hapësirës publike në Prizren

Në vazhdën e aksioneve të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, kanë nisur punimet për rregullimin dhe gjelbërimin e hapësirës publike në lagjen “Dardania”, përgjatë rrugës...

35 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha

Sot shënohen 35 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha në qendër të Tiranës, një ngjarje që hapi për Shqipërinë një epokë...

Lajmet e Fundit