6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

A do të ketë aktakuzë për zyrtarët më të lartë shtetërorë?

hashim thaci 3Clint Williamson po qëndron në Kosovë pak ditë para se të dalë me raportin e hetimeve të tij, hetime që janë bërë mbi raportin e Dick Martyt që thotë se UÇK’ja ka kryer trafikim ndërkombëtar të organeve nga serbët e romët që i burgosi në Shqipëri. A pati prova Marty? A gjeti të tjera prova Williamson? Çka u keqkuptua në këtë situatë? A ka lidhja në mes të këtyre hetimeve dh rastit gjyqësor “Medicus”? Express sjell një historik të këtij rasti, që tash e ka sjellë si fakt Gjykatën Speciale për krimet e supozuara të UÇK’së, mekanizëm i miratuar nga Kuvendi i Kosovës. Lexojeni të plotë edhe vetë raportin e Maryt në shqip
Prokurori amerikan, Clint Williamson sot po qëndron në Kosovë dhe duket të jetë hera e fundit e tij në vizitë në vendin për të cilin ka hetuar për një kohë të gjatë.

Express merr vesh se në fund të muajit Williamson do të dalë me një raport mbi të gjeturat e tij në një hetim special që u ngrit pas denoncimeve publike të ish-prokurorit zviceran, senatorit të Këshillit të Evropës, Dick Marty.

Gjasat janë që Clint Wlliamson të propozojë ngritjen e një aktakuze për krime të luftës nga prestarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), akuza që i shpalli botërisht Dick Marty.

Por, çka pretendon Marty që kanë bërë ushtarët e UCK’.së, më saktësisht, ai që Marty e quan “Grupi i Drenicës”? Ku e vendos ai Hashim Thaçin, kryeministrin kosovar që sot ende nuk e takoi as Williamson, në grupin, siç e quan ai kriminal, që bëri trafikim të organeve? Sa prova pati në dispozicion Marty? Pse u kontestua Marty dhe pak provat e tij?

Dick Marty është i sigurt: Shtëpia e verdhë në Burrel i ka shërbyer UÇK’së si sallë operimi për të zhvilluar kontrabandën e saj me organe njerëzish. Viktimat kanë qenë serbë dhe romë (Pikat 1-20, Faqe 1-4).

Përfundimi i Martyt: Të gjithë përpiqen të fshehin krimin

Gjatë konferencës për shtyp ku Marty prezantoi raportin e tij një gazetar e pyeti: Çka të fshehin?, “Dëshmitë natyrisht”, iu përgjigj Dick Marty. Cilat dëshmi? Ju nuk i keni ato, prej nga jeni i sigurt se ato ekzistojnë?!, e pyeti një gazetar tjetër. Pas një pauze, Marty me një lehtësi: “Do t’i gjejmë ato. Deri atëherë, durim, pra”.

Dhe Clint Williamson u angazhua me një ekip ekspertësh që t’i gjente këto prova. Por, a i gjeti ato, do të merret vesh në fund të këtij muaji.

Më duket që nuk do të ketë reagime, sido që të dalë raporti i Williamson, por kështu nuk ishte kur Marty tha akuzën e tij: UÇK’ja ka kryer trafikim ndërkombëtar të organeve dhe këtë grup e ka udhëhequr Hashim Thaçi

Qeveritë shqiptare në Prishtinë dhe Tiranë në kohën kur doli Marty reaguan plot mllef. Akuzat e Martyt nuk paskan të bëjnë me zbardhjen e plotë të rastit në fjalë, por bëhet fjalë, sipas tyre, për një intrigë të përgatitur mirë nga “antishqiptarët”. Ish-Presidenti shqiptar Bamir Topi kishte thënë se di më shumë. “Raporti i Dick Marty-t është i stimuluar nga ultrancionalistët serbë”, pati deklaruar Topi.

Edhe ish-opozitari i së majtës shqiptare, tash kryeministër, Edi Rama nuk pati një tjetër mendim: “Kësaj radhe edhe unë jam me mendimin e Berishës se Dick Marty është një sharlatan”, pati deklaruar atë botë Rama.

Hashim Thaçi, i cili akuzohet drejtpërdrejt nga politikani zviceran, kërcënoi se do ta paditë autorin e raportit. “Marty duhet shpejt të sjellë fakte për këto akuza, përndryshe duhet të llogaritë me një padi penale”,kështu deklaroi Thaci si Kryeministër dhe si ish-Drejtor Politik i UÇK’së, por ai kurrë nuk e bëri një padi kundër Martyt. Ai nuk bëri një padi as kundër “The Guardian”, prestigjiozes britanike që e kishte botuar draftin e Martyt, para se ai të miratohej në Këshillin e Evropës.

Ky raport, në Këshillin e Evropës mori vota pro edhe nga shqiptarët e përfaqësuar aty, dhe nga disa prej tyre morri një abstenim, por nuk pati shqiptarë që Këshillin e Evropës që votoi kundër raportit të Dikc Martyt.

U fajësua SHBA’ja se po i mbron shqiptarët

E vrulli i shqiptarëve për ta baltosur Martyn, një ish-prokuror me çmime ndërkombëtare në luftimin e trafiqeve internacionale, e mbi të gjitha i njohur si zbuluesi i burgjeve sekrete të CIA’së në Evropë, dukej në atë kohë që vinte nga vetë Evropa.

Ish-administratori i parë në Kosovë, Bernard Kouchner pati thënë se raporti është thjeshtë “zhurmëmadh”. Eksponentë të NATO-s dhe SHBA-ve demantuan konstatimet e Marty-t gjoja të kenë qëndruar indiferent ndaj hetimeve të rastit së “Shtëpisë së Verdhë”.

Fyerjeve të fundvitin 2010 kundër Martyt në pothuajse të gjitha mediat shqiptare, e sidomos në rrjetet sociale, benzin u kishte vënë një deklaratë e ish-hedhësit të EULEX’it, Christina Herodes.

“Pas një hulumtimi të gjatë të rastit hetuesit e EULEX-it nuk gjetën dëshmi në «shtëpinë e verdhë», të cilat do të konfirmonin akuzat rreth kontrabandimit me organe njerëzish”, pati deklaruar ai.

“Nuk është diçka sensacionale që hetuesit nuk kanë gjetur gjë, kundërshtoi Carla del Ponte. Pse? Sepse: Kosova është fëmija e dashur e SHBA-ve”, pati deklaruar ajo në një intervistë me të përditshmen zvicerane nga Berna “Der Bund”.

Pra ajo la të kuptohet që SHBA- të janë ato që pengojnë zbardhjen e të së vërtetës. Dhe pikërisht nga SHB’ja është Williamson, i cili do të dalë me një raport pas disa ditësh.

Por, çka përmban pjesa e raportit të Maryt, dokumenti bazik mbi të cilin ka hetuar amerikani Williamson, kur lëshohemi në detaje?

Edhe më interesant është pjesa e dytë e raportit- “konkludimet”. Marty aty parashtron disa pyetje (Pikat 85 – 77), të cilat kërkojnë vëmendje: Në qoftë se EULEX dhe instancat tjera ndërkombëtare në Kosovë dhe Shqipëri paskan hulumtuar në mënyrë të rregullt rastin dhe paskan ardhur në rezultate përmbyllëse, atëherë pse këto nuk i kanë dorëzuar në mënyrë zyrtare e publike në Këshillin e Evropës, në parlamentin e saj, pse ato nuk ia kanë dorëzuar po në të njëjtën formë siç bën Dick Marty Komisioneve të OKB-së për të drejtat e njeriut e të ngjashme?

A do të ketë lidhje me Medicus?

Shqiptarët edhe sot me ngulm e mohojnë të ketë ndodhur një trafikim organesh. Ata përdorën edhe disa ekspertë që thanë se në kushtet e “Shtëpisë së Verdhë” nuk mund të bëhej teknikisht një gjë e tillë.

Por, shqiptarët e Kosovës, nuk ishin krejt të pa lidhur me trafikimin ndërkombëtar të organeve. Së paku disa persona, përfshirë këtu edhe dhëndrin e shefit të shtabit të UÇK’së, Azem Syla, urologun Lutfi Dervishi, i ka shpallur fajtor drejtësia ndërkombëtare për këtë krim morbid: trafikim ndërkombëtar me veshka.

Rasti u quajt ‘Medicus I”.Dhe besohet se do të ketë edhe një tjetër rast “Medicus”, ku mund të preken njerëz që punuan ngushtë me Kryeministrin Thaçi, derisa në rastin e parë si dëshmitarë ishte thirru para gjykatës edhe ish-këshilltari për shëndetësi i Thaçit, Shaip Muja.

Express kohë më parë ka publikuar një hulumtim, ku një pacient pretendon që i është vjedhur veshka në një operacion urgjence ku përsëri përfshihet urologu i “Medicusit”, Lutfi Dervishi.

Sugjerimi për nxjerrjen e trupave

E tëra historia pati filluar në fund të vitit 2010, kur e përditshmja The Guardian solli një version të shkurtër, me rrëfimin për Raportin e Dick Martyt e në të cilin Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, por edhe bashkëpunëtorë të tij akuzohen, mes tjerash edhe për trafikim organesh.

Ky fakt bëri bujë dhe tronditi opinionin shqiptar por edhe atë botëror. Pak media në atë kohë, patën marrë mundin që ta botonin variantin e plotë të tij i cili më pas edhe u aprovua në Këshillin e Evropës dhe me këtë edhe solli hetimet të cilat tashti Kosovës po i sjellin edhe Gjykatën Speciale për Krime të Luftës, ose për krimet e supozuara të UÇK’së.

Raporti i sjell në shqip, në versionin e tij origjinal, shtron mbi të gjitha dilemën- a kishin të drejtë shqiptarët kur u morrin drejt me Martyn?

Tash para vetës, nga ky raport, më të cilin më së paku murrën autoritete, duke u marrë me emrin pak a shumë qesharak të hartuesit të tij (Dick), kemi një fakt: Gjykatën Speciale, të cilën e ka miratuar Kuvendi i Kosovës, funksionalizimi teknik i së cilës (Sekretariati) pritët të filloi edhe pak muaj, me ç’rast do të kemi edhe të dyshuarit e parë që do të nxirren para kësaj gjykate, që duhet të shkojnë me ftesa, ose në rastin më të trishtueshëm, me pranga e në helikopter.

Ata do të jenë kryesisht njerëz drejtues të UÇK’së. Express pati botuar statutin e kësaj gjykate, që sugjeron që kjo gjykatë mund të merret edhe me rastet që i kanë kryer gjykatat vendase.

Express pati raportuar kohë më parë që akuza për trafikim të organeve edhe mund të bije nga hetimet e prokurorit Williamson, por diçka e pa shmangshëm që do të mbetet është: Zhdukja e njerëzve.

Revista amerikan “The NeW Yorker” në një hulumtim të sajin mbi një vit më parë ka sugjeruar që krejt kjo situatë mund të zgjidhet, por propozon një zgjidhje radikale. “Nxirrni trupat”, thotë hulumtimi i saj.

Më Shumë

Sot diplomon gjenerata e 59-të e Policisë së Kosovës

Sot me fillim nga ora 09:00 në sallën “1 tetori” do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Në...

Hapet konkursi për Kryeshef Ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike “Hidroregjioni Jugor” në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” SH.A. ka shpallur një konkurs publik për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv. Kjo pozitë ka përgjegjësi të rëndësishme në menaxhim...

Lajmet e Fundit