17.9 C
Prizren
E enjte, 16 Prill, 2026

Të trajtohet me prioritet zbardhja e fatit të personave të pagjetur

Te pagjeturit nga luftaNëpërmjet një raporti, Grupi Punues i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Zhdukjet e Detyrueshme dhe të Pavullnetshme, ka paraqitur të gjeturat gjatë vizitës në Kosovë, duke treguar për nevojën e riidentifikimit dhe rëndësinë e dialogut për marrjen e informatave për zbardhjen e fatit të 1 711 personave të pagjetur, 532 ?prej tyre të komunitetit serb.

Sipas tyre një proces i tillë është shumë i vështirë dhe i dhimbshëm posaçërisht për familjarët e personave të zhdukur, duke ftuar të gjithë akterët të përfshirë në procesin e gjetjes së të zhdukurve që këtë çështje ta trajtojnë me prioritet.

Ata thanë se institucionet përkatëse, duhet të kenë resurse financiare dhe përkrahje teknike për t’i përmirësuar kapacitetet e tyre për këtë çështje.

“Ne e dimë gjithashtu se këto çështje humanitare dhe e të drejtave të njeriut duhet të jenë pjesë e procesit politik të lehtësuar nga BE­ja. Pa një proces të tillë në agjendë nuk është e mundur që të këmbehen informatat dhe të këmbehen kërkesat. Dhe ne e trajtojmë këtë si çështje humanitare të të drejtave të njeriut… Duhet të ketë dialog të fuqizuar në mes të prokurorëve të cilët mund ta bëjnë këtë drejtpërdrejtë për të arritur këtë duhet të ketë platformë politike, dhe roli i UNMIK­ut dhe EULEX­it duhet të jetë që të lehtësojë themelimin dhe fuqizimin e dialogut tanishëm mes Beogradit dhe Prishtinës”, tha anëtarja e Grupit Punues të OKB­së,Jasminka Dzumhu, transmeton RTK

Kryesuesi I këtij grupi punues Airel Dulitzky, theksoi se ka nevojë për përkushtim të fortë politik dhe udhëheqje të fortë politike, dhe se sipas tij nuk duhet të bëhen kalkulime dhe konsiderata të cilat do të mund të justifikonin vonesën e zgjidhjes së këtij problemi.

“Ne besojmë se duhet të ketë stimulime më të mëdha dhe kushte më të mira, për të mundësuar që njerëzit të dalin me informata konkrete që mund qojnë në sqarimin e fatit të personave të zhdukur, dhe ne besojmë se akterët e ndryshëm ndërkombëtar, duke përfshirë Tribunalin e Hagës, KFOR­i duhet t’i hapin të gjitha arkivat dhe dosjet e tyre për të ofruar informata potenciale që mund të qonin në sqarimin e fatit të zhdukurve”, tha ai.

Grupi ka realizuar vizitën në Kosovë në një mision faktmbledhës për çështjen e personave të pagjetur. Ata kanë rekomanduar se duhet të bëhet më shumë për të ngritur kapacitetet e gjyqtarëve dhe prokurorëve vendor, dhe se duhet përkrahje më e madhe institucionale dhe politike për të siguruar pavarësinë e tyre.

Më Shumë

Alarm për mjet të dyshimtë në Prizren, rezulton të mos jetë shpërthyes

Një mjet i dyshimtë është gjetur në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, por që nuk ka rezultuar të jetë shpërthyes. Sipas raportit 24-orësh, një qytetar e...

Drini i Bardhë shkatërron Ulpianën, fiton 5:0 me hat-trick të Totajt

Drini i Bardhë ka shënuar një fitore të thellë dhe bindëse ndaj Ulpianës, duke triumfuar me rezultat 5:0 në një paraqitje dominuese nga fillimi deri...

Lajmet e Fundit