4.4 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Teksa ‘fluturonin në ajër’, rrëzohet karuseli – të paktën 20 persona, gjysma fëmijë, u lënduan në Itali

Të paktën 20 persona, gjysma prej të cilëve fëmijë, u lënduan pasi një “udhëtimi në ajër me karusel” në Itali.

Ky incident ka tmerruar familjet që merrnin pjesë në një festival në Palma Campania, afër Napolit, të dielën pasdite, përcjell Telegrafi.

Pamjet tregojnë se baza e pajisjes fillon të dridhet fuqishëm menjëherë pasi ka arritur shpejtësinë e plotë.

Kalimtarët mund të dëgjohen duke bërtitur ndërsa më pas fillon të ngrihet nga “kapëset e saj” të sigurisë dhe të rrëzohet anash.

Prindërit u panë më pas duke nxituar për të kontrolluar fëmijët e tyre.

Detektivët po hetojnë një individ përgjegjës me dyshimin se ka shkaktuar lëndim nga pakujdesia duke lejuar që udhëtimi të pësojë dështim strukturor.

Operatori i panairit u kishte thënë më herët gazetarëve vendas se ishte një “mrekulli që nuk vdiq askush”.

Ata kanë sekuestruar pajisjet në cilësinë e provës si dhe dokumentet që tregojnë se kur karuseli i është nënshtruar testit të sigurisë për herë të fundit. /Telegrafi/

Më Shumë

Nuk ka të lënduar nga zjarri mbrëmë që përfshiu disa lokale në Prizren

Një zjarr ka përfshirë disa lokale në afërsi të stacionit të autobusëve në Prizren. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë...

Ndalohen fishekzjarrët gjatë festave të fundvitit në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka nxjerrë urdhëresë për ndalimin e ndezjes së fishekzjarrëve dhe përdorimit të mjeteve piroteknike në hapësira publike...

Lajmet e Fundit