23.8 C
Prizren
E martë, 9 Gusht, 2022

Ish-zyrtari i CIA-s dënohet për vjedhje masive të informacioneve sekrete

Një ish-inxhinier software-sh i CIA-s, Joshua Schulte u dënua të mërkurën e 13 korrikut nën akuza federale për vjedhjen më të madhe të informacionit të klasifikuar në historinë e inteligjencës amerikane.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Associated Press”.

Schulte u kishte thënë juristëve në argumentet përfundimtare se CIA dhe FBI-ja e bënë atë “kokë turku” për një publikim të turpshëm publik të një grumbulli sekretesh të CIA-s nga WikiLeaks në vitin 2017.

E ashtuquajtura rrjedhje “Vault 7” zbuloi se si CIA hakeroi telefonat inteligjentë të Apple dhe Android në operacionet e spiunimit jashtë shtetit.

Së dyti, rrjedhja lidhej me përpjekjet për të kthyer televizorët e lidhur me internetin në pajisje dëgjimi.

Para arrestimit të tij, Schulte kishte ndihmuar në krijimin e mjeteve të hakerimit si kodues në selinë e agjencisë në Langley, Virxhinia.

Data e dënimit nuk u caktua menjëherë, sepse inxhinieri ende pret gjyqin për akuzat e posedimit dhe transportit të pornografisë së fëmijëve. Ai është deklaruar i pafajshëm.

Prokurorët pretenduan se 33-vjeçari Schulte ishte i motivuar për të orkestruar rrjedhjen, sepse ai besonte se CIA nuk e kishte respektuar atë.

Kjo, duke injoruar ankesat e tij për mjedisin e punës. Kështu që ai u përpoq “të digjte deri në tokë” vetë punën që kishte ndihmuar agjencinë për të krijuar, thanë ata.

Schulte mbahet pas hekurave pa lirim me kusht që nga viti 2018.

Vitin e kaluar, ai u ankua në dokumentet e gjykatës se ishte viktimë e një dënimi mizor dhe të pazakontë.

Kjo, në pritje të dy gjyqeve në izolim brenda një qelie të infektuar nga parazitët.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Kosova vendi më i varfër në rajon, kjo është lista

Kosova del të jetë shteti më i varfër në rajon, kur numërohet Bruto Prodhimi Vendor për kokë banori, shkruan Global Finance, transmeton Gazeta Express. Sipas listës...

Zvicerania nuse në Prizren: Bëmë dasmë me një mijë euro

Historia e dashurisë mes zviceranes Barbara dhe Gencit nga Prizreni që përfundoi me martesë 32 vite më parë. Tashmë është bërë 59-vjeçare, por 32 vjet...

Lajmet e Fundit