9.5 C
Prizren
E martë, 3 Shkurt, 2026

Televizioni italian kronikë Muzeut Etnik Arbëresh

“Rai Calabria” i ka kushtuar vëmendje të veçantë, komunës së shqiptarëve të hershëm të Kalabrisë.

Në një kronikë të zgjeruar informative, komunës arbëreshe Civita dhe Muzeut Etnik Arbëresh, ndërtuar aty nën kujdesin e shoqatës kulturore “1 Placco” dhe dy prej drejtuesve, Demetrio dhe Stefania Emmanuele, të cilët, botojnë edhe revistën historike “Katundi ynë”.

Gjatë rrëfimit të saj, për pasurinë e paçmuar arbëreshe të zonës ku ka lindur dhe është rritur, Stefania tregon edhe për bukuritë natyrore të kësaj zone turistike, krahas planeve për projektet e reja.

Ajo shpjegon për dëgjuesit italianë, se në Civita, ashtu si edhe në pjesën më të madhe të katundeve arbëreshe, jeta komunitare ka pasur rëndësi të madhe, ndaj ndër ta u zhvilluan gjitonitë, si forma e qëndrimit së bashku, të shkëmbimit të bisedave, por edhe të ndihmës së ndërsjelltë.

Në fokus të projekteve të shoqatës ku bën pjesë, është edhe rigjallërimi si dikur, i shesheve të komunave arbëreshe dhe i gjitonive të lagjeve të gurta.

Po ashtu, në kronikën e transmetuar gjatë edicionit informativ për TGCal24, foli edhe Demetrio Emmanuele, i ati Stefanisë, si drejtuesi për gjysmë shekulli i revistës më të njohur e më jetëgjatë arbëreshe, “Katundi ynë”, Demetrio Emmanuele, duke shpjeguar në detaje rëndësinë, plotkuptimësinë dhe jetëgjatësinë e revistës periodike të arbëreshëve.

Më Shumë

Bashkimi gati për sfidën ndaj Tiranës në Prizren

Skuadra e Bashkimit është gati për përballjen ndaj Tiranës në kuadër të Ligës Unike të femrave, raporton PrizrenPress. Ndeshje që do të zhvillohet më 29...

Ylli nuk ndalet, prezanton tjetër transfer me përvojë nga NBA

Tjetër transfer është prezantuar sot nga Golden Eagle Ylli. Brenda dy ditëve therandasit kanë nënshkruar me lojtarin e tretë të huaj. Bëhet fjalë për organizatorin...

Lajmet e Fundit