13.6 C
Prizren
E hënë, 21 Prill, 2025

Tensionohet situata, Njësia Speciale edhe brenda Rektoratit

protesta ne upE plotësuar:Protestuesit sërish po gjuajnë gjësende në drejtim të Rektoratit, ndërkaq situata është tensionuar dhe protestuesit kanë filluar të shtyhen dhe përleshen direkt me Policinë. Përfaqësues të organizatave të dala nga lufta iu kanë bërë thirrje protestuesve të mbajnë qetësinë, pasi sipas tyre, pritet një takim me ministrin e Arsimit, Ramë Buja për të shqyrtuar situatën.

Vazhdon protesta, lëndohet një polic

Në protestat para rektoratit të UP-së është lënduar një protestues i moshuar. Demonstruesit po vazhdojnë protestën duke tentuar të hyjnë dhunshëm në Rektorat, ndërkohë që Policia Speciale po vëzhgon situatën. Protestuesit kanë filluar të gjuajnë me gjësende në drejtim të Rektoratit, ndërsa është lënduar edhe një polic.

Përfaqësuesi i veteranëve, Smajl Elezi u ka bërë thirrje protestuesve që të mos shtyhen me Policinë e Kosovës sepse ata nuk kanë faj, por një thirrje të tillë nuk po e dëgjojnë protestuesit.

Ai u tha protestuesve të kërkojnë dorëheqjen e rektorit Zejnullahu, por jo të përleshen me Policinë.

Protestuesit përleshen me Policinë, tentojnë të hyjnë dhunshëm në Rektorat

Protestuesit në këto momente po tentojnë të hyjnë dhunshëm brenda objektit të Rektoratit, ndërkaq janë duke u përleshur me forcat policore.

Protestuesit ultimatum rektorit: Dorëheqje ose s’marrim përgjegjësi për situatën

E plotësuar: Protestuesit para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës i kanë dhënë kohë 20 minuta rektorit Ramadan Zejnullahu për të dhënë dorëheqje, në të kundërtën sipas protestuesve nuk marrin përgjegjësi për eskalimin e situatës.

Përfaqësuesit e protestuesve kanë kërkuar nga të pranishmit që të shpërndahet përreth tërë Rektoratit për t’ia pamundësuar rektorit të dalë nga objekti.

Përfundon takimi i protestuesve me rektorin, s’ka marrëveshje

E plotësuar: Xhavit Jashari pas takimit me rektorin Zejnullahu tha se kanë biseduar me rektorin, por sipas tij me protestë do të vazhdohet deri në realizimin e kërkesave.

Sipas Jasharit, rektori Zejnullahu ka thënë se do të respektojë çdo vendim që vjen nga kryeministri Thaçi ose ministri Ramë Buja. Megjithatë Jashari ka thënë se do të vazhdohet me protestë deri në realizimin e kërkesës.

“Nuk ka marrëveshje me rektorin. Rektori ka thënë unë e dëgjoj fjalën e kryeministrit. Ne nuk do të largohemi nga këtu derisa të marrim fjalën e kryeministrit. Mos bëni veprime pa u konsultuar me ne. E vetmja mënyrë që me hjek këtë masë nga këtu është dorëheqja e rektorit”, ka thënë Xhavit Jashari.

Protestuesit kanë djegur fotografitë e rektorit të UP-së, Ramadan Zejnullahu, ndërkohë që kanë tentuar të hyjnë edhe brenda Rektoratit. Megjithatë situata është qetësuar, pasi disa demonstrues kanë bërë thirrje për qetësi.

Policia Speciale para Rektoratit, disa protestues hyjnë në objekt

E plotësuar: Përfaqësues të OVLUÇK-së dhe studentëve kanë hyrë në objektin e Rektoratit për të biseduar me rektorin Ramadan Zejnullahu lidhur me situatën, ndërkaq para Rektoratit ka arritur edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.

—–

Qindra protestues po marshojnë drejt hyrjes së Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, më saktësisht ndodhen brenda oborrit të Rektoratit. Protestuesit të prirë nga drejtuesit e organizatave të dala nga lufta po brohorisin “UÇK UÇK, Poshtë rektori”.

Gazetari i Telegrafit mëson se protestuesit kanë ardhur nga disa qytete të Kosovës.

Smajl Elezaj, përfaqësues i organizatave të dala nga lufta tha se nuk po kërkojnë asgjë më shumë se të drejtat që iu takojnë veteranëve të luftës në të gjitha vendet tjera.

Ai tha se javën e fundit është zhvilluar një fushatë e ashpër kundër tyre nga mediat dhe shoqëria civile.

Pavarësisht kësaj, Elezaj deklaroi se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre.

Edhe Xhavit Jashari nga OVLUÇK tha se nuk do të lejojnë të shkelet dinjiteti i luftës së UÇK-së. Ai kërkoi dorëheqjen e rektorit Ramadan Zejnullahu.

Rektorati rrethohet nga forcat policore

Ende para fillimit të protestës së paralajmëruar nga organizatat e dala nga lufta, të cilat kërkojnë regjistrimin e studentëve nga kjo kategori, Rektorati i Universitetit të Prishtinës është rrethuar nga forca policore.

Forcat policore tashmë janë vendosur përreth ndërtesës së Rektoratit, por policë shihen edhe brenda oborrit të Rektoratit. Aktualisht janë mbledhur rreth 100 protestues, raporton Telegrafi.

Protestuesit kanë thënë se sot do të kërkojnë largimin e rektorit të sapozgjedhur Ramadan Zejnullahu.

Në mbrojte të rektorit janë deklaruar kryeministri në detyrë Hashim Thaçi, KMDLNJ, lideri i LDK-së Isa Mustafa dhe avokati i Popullit, Sami Kurteshi. /Telegrafi/

Më Shumë

Deponohen dorëheqjet e kabinetit qeveritar në sekretariat

Radio Evropa e Lirë mëson se dorëheqjet e kabinetit qeveritar - që ishin bërë shkak i mosvotimit të raportit për mandatin e deputetëve të...

QRTK në Prizren vlerëson nga afër Mullirin e familjes Misini në kuadër të procesit të rivlerësimit të trashëgimisë kulturore në Dragash

Në kuadër të procesit të rivlerësimit të aseteve të trashëgimisë kulturore për vitin 2025 në Komunën e Dragashit, ekipi profesional i Qendrës Rajonale për...

Lajmet e Fundit