7.3 C
Prizren
E martë, 10 Shkurt, 2026

Tentuan të kontrabandonin 7 egjiptianë, arrestohen tre persona në Vërmicë

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në dyshimin për kontrabandim me emigrantë gjatë kalimit në pikën kufitare Vërmicë.

Të dyshuarit janë dy kosovarë dhe një palestinez janë ndaluar në dy automjete të dyshuara taksi në fshatin Shkozë.

Gjatë kontrollit në dy taksi, janë hasur shtatë viktima shtetas egjiptianë dhe një shtetas palestinez, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në kontrabandimin e tyre.

Çfarë mund të mos keni parë këtë verë te Shatërvani në Prizren?

“Me datën 14.09.2022 rreth orës 21:20 njësia policore nga policia kufitare Vërmicë – Drejtoria Rajonale Gjakovë, gjatë zbatimit të planit operativ të lartcekur në fshatin Shkozë ka ndaluar dy automjete të dyshuara taksi me targa vendore me drejtues dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, të cilat ishin në lëvizje nga drejtimi Vërmicë – Prizren” – thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit, tre personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa viktimat janë dërguar në njësinë për migrim dhe të huaj për procedura të mëtutjeshme.

Më Shumë

Pas një viti pezullim, zhbllokohet TikToku në Shqipëri

Me vendim të qeverisë, është hapur zyrtarisht Tiktoku në Shqipëri. Vendimi është marrë këtë të mërkurë gjatë mbledhjes së qeverisë së Shqipërisë, raporton TCh. “Vendimi nr.151,...

U hapën LOD Milano–Cortina 2026, Kryeziu dhe Kokaj bartën flamurin e Kosovës 

Me një ceremoni spektakolare janë hapur zyrtarisht Lojërat e 24-ta Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026, të cilat do të zhvillohen nga dje e deri më...

Lajmet e Fundit