6.5 C
Prizren
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026

Tërbohen te Milani, Mino Raiola ka plan djallëzor për Donnarumma

Gigio Donnarumma ka edhe një vit kontratë me Milanin, por kuqezinjtë po hezitojnë t’ia plotësojnë kërkesat financiare. Mino Raiola pa ua mat kokën me pe kuqezinjve, pasi synon që klienti i tij nga kontrata e re të përfitojë 10 milion euro në sezon.

Milan, la richiesta di Raiola per il rinnovo di Donnarumma | Mercato |  Calciomercato.com

Te Milani nuk mund t’ia ofrojnë këtë pagë. Ata kanë mbetur te 6 milion eurot (paga aktuale) dhe plani i tyre është që të shtojnë një bonus 1 milion euro nëse kuqezinjtë kualifikohen në Champions League sezonin e ardhshëm.

Mino Raiola në krahun tjetër është i qetë, pasi nuk e ka problem të presë përfundimin e kontratës së portierit. Verën e ardhshme Donnarumma del lojtar i lirë dhe plani i menaxherit të njohur është ta transferojë te Juventusi.

Bardhezinjtë janë gati t’ia plotësojnë kërkesat ekonomike si dhe të japin komisione të mëdha për vetë Raiolën. Në fund humbet Milani, që nuk do të fitonte asnjë qindarkë për një nga portierët më të mirë në botë.

Më Shumë

KQZ shpall rezultatet përfundimtare: ky është rezultati i partive kryesore

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Rezultati për subjektet kryesore që kanë marrë pjesë...

Fatjona Kasapi e bronztë në Sofia European Open 2026

Në xhiron e parë xhudistja Fatjona Kasapi mposhti me Ippon, Maria Eleni Gogua nga Greqia. Në të dytën mposhti me 2 Yuko, Sugdiyona Rafkatova nga...

Lajmet e Fundit