Thaçi: Holokausti, pikënisje e projektit të paqes

Hashim Thaci14-24Në 70-vjetorin e çlirimit të kampit nazist të vdekjes në Auschwitz të Polonisë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Holokausti është edhe pikënisja e projektit të paqes së përhershme në Evropë, nëpërmjet krijimit të Bashkimit Evropian.

“Kosova ka dalë faqebardhe duke shpëtuar hebrenjtë që kanë gjetur strehim te familjet e drejta kosovare dhe shqiptare. Prandaj, sot, Kosova nderon dhe kujton viktimat e Holokaustit, duke rikonfirmuar edhe vendin tonë të pamohueshëm në familjen e kombeve euro-atlantike, të ndërtuar mbi gjakun e derdhur në Luftën e Dytë Botërore”, ka thënë Thaçi përmes një postimi në Facebook.

Më shumë se gjashtë milionë hebrenj janë vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Më Shumë

Ndërron jetë Dr. Naser Oskaqak

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Dr. Naser Oskaqak, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe mjek me një karrierë të gjatë në Spitalin e...

Përplaset me trotinet një këmbësor në Prizren, i lënduari dërgohet në QKUK

Një aksident trafiku me lëndime të rënda është regjistruar në Prizren, ku janë përfshirë një trotinet dhe një këmbësor. Sipas burimeve të Sinjalit, aksidenti ka...

Lajmet e Fundit