17.8 C
Prizren
E hënë, 4 Gusht, 2025

Thaçi inaugurohet pa opozitën

Inaugurimi i presidentit të ri të vendit, Hashim Thaçi, do të bëhet më 8 prill nga ora 11:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Në këtë ceremoni nuk do të marrë pjesë opozita, e cila nuk ka ndonjë qëndrim nëse do të rrijë e qetë, apo të protestojë sikurse me rastin e zgjedhjes së presidentit.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, më 8 prill do të marrë zyrtarisht postin e presidentit të Shtetit në një ceremoni të veçantë që pritet të zhvillohet në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, por pa prezencën e krahut opozitar, shkruan ‘Zëri’.

Sikurse zgjedhja e tij për president të vendit që u bë pa praninë e opozitës, edhe inaugurimi i tij do të zhvillohet në të njëjtën mënyrë, por tani nuk dihet nëse opozita do të protestojë apo të rrijë e qetë.

Derisa tri partitë opozitare nuk kanë qëndrim se si do ta presin ceremoninë e presidentit të ri, nga zyra e Hashim Thaçit konsiderojnë se për të premten e dytë të prillit, (08.04.2016) janë ftuar personalitete e burrështetas nga shumë shtete.

Zyra për Informim e presidentes në largim, Atifete Jahjaga, ka konfirmuar për “Zërin” se ceremonia e inaugurimit do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”. “Ceremonia do të mbahet më datën 8 prill 2016 në Sheshin ‘Skënderbeu’. Për më shumë hollësi rreth ceremonisë drejtojuni kabinetit të presidentit të zgjedhur”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për informim në Presidencë.

Më Shumë

Veselaj-Gutaj inspekton renovimin e plotë të shkollës në Gorozhup: Gati për vitin e ri shkollor

Drejtoresha Komunale e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, vizitoi sot SHFMU “Vëllezërit Frashëri” në fshatin Gorozhup, ku po vazhdojnë punimet për renovimin e plotë...

Edhe këtë vit blerja e teksteve shkollore do të subvencionohet nga MASHTI

Ministria e Arsimit edhe këtë vit do t’i subvencionojë prindërit për blerjen e teksteve shkollore për nxënësit nga klasa e 1 deri në të...

Lajmet e Fundit