21.3 C
Prizren
E enjte, 18 Shtator, 2025

Thaçi: Mbështetja e Gjermanisë, jetike për Kosovën

Thaci-Frank-Walter SteinmeierMinistri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, është takuar me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, dhe me zyrtarët të tjerë të lartë të Gjermanisë gjatë vizitës zyrtare në Berlin.

Zëvendëskryeministri Thaçi ka falënderuar Gjermaninë për angazhimin e saj në përkrahje të Kosovës gjatë gjithë këtyre viteve.

“Gjermania është një nga partnerët kryesorë të Kosovë”, ka thënë zëvendëskryeministri Thaçi, duke shtuar se “mbështetja që nga viti 1999 ka qenë jetik për Kosovën dhe për rajonin”.

“Zëvendëskryeministri Thaçi ka njoftuar ministrin Steinmeier për angazhimin e Kosovës për t’u përballur me sfidat, veçanërisht me atë të fundit, të emigrimit ilegal të qytetarëve, për të cilët u tha se nuk do të gjejnë vend në Gjermani dhe askund në BE dhe do të duhet të kthehen prapa”, është thënë në njoftimin e MPJ-së.

Thaçi ka kërkuar ndihmën e Gjermanisë në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Partneritetin për Paqe të NATO-s si dhe në lobim të shtuar për njohjen e Kosovës nga shtetet e BE-së.

Më Shumë

20-shi i LDK-së – Do të jem zëri i familjeve të varfëra

Unë jam Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit nga LDK-ja, dhe mbaj numrin 20 në fletëvotim. Si drejtor i Drejtorisë së Mirëqenies Sociale në...

Synimet e Zafir Berishës për Prizrenin

Kandidati i Bashkimit Demokratik për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha,në emisionin “Debat Përnime” tregoi platformën e tij, për të cilën tha se është në...

Lajmet e Fundit