3.8 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Nëntë konkurrentë për një gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

GjykataKushtetuese-e-KosovesAfati i konkursit për përzgjedhjen e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese ka përfunduar.

Sipas një njoftimi nga zyra për media e Kuvendit të Kosovës, thuhet në këtë konkurs kanë aplikuar gjithsejtë nëntë konkurrentë, ndërsa proceduara e përzgjedhjes do të vazhdojë konform Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

“Administrata e Kuvendit të Kosovës bën me dije se ka përfunduar afati i konkursit për përzgjedhjen e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese. Në afatin e rregullt të konkursit ( prej 20 ditësh) kanë aplikuar nëntë konkurrentë: Bekim Sejdiu, Arif Riza Emrush Kastrati, Ramadan Gashi, Rafet Haxhaj, Hajrie Shala, Hava Ismajli, Valdete Daka dhe Mazllum Baraliu”, thuhet në këtë njoftim, ndërsa theksohet se proceduara e përzgjedhjes së gjyqtarit do të vazhdojë konform Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Më Shumë

Bashkimi kampion i Kosovës në Ligën U18

Bashkimi është shpallur kampion i Kosovës në Ligën U18 për vajza, duke kurorëzuar sezonin me titull pas fitores në ndeshjen e tretë të “Play-off”-it,...

Hyn në fazën finale renovimi i Qendrës Sportive “Sezai Surroi” në Prizren

Punimet për renovimin e plotë të Qendrës Sportive “Sezai Surroi” në Prizren kanë hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa aktualisht po punohet në rregullimin e...

Lajmet e Fundit