2.6 C
Prizren
E premte, 20 Shkurt, 2026

Thaçi mund ta blejë postin e presidentit

Beteja për presidencën nis muaj më herët. Deputetët mund të ‘shiten’ në votimin për presidentin

Derisa po afrohet koha e zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës, që sipas marrëveshjes PDK-LDK duhet të jetë Hashim Thaçi, brenda Lidhjes Demokratike ka zëra që deri më tani janë deklaruar kundër. Ky kundërshtim, i cili, sipas burimeve të gazetës, është në rritje e sipër, ka gjasa serioze që ta rrezikojë seriozisht zgjedhjen e kreut të PDK-së president të ardhshëm të vendit.

Të deklaruar hapur kundër kandidaturës së Thaçit janë deputetët: Vjosa Osmani, Arben Gashi e Adem Salihaj, ndërkohë përflitet që i gjithë grupi i deputetëve të LDK-së që votuan kundër Qeverisë ‘Thaçi’ në vitin e kaluar janë duke u angazhuar që të përfitojnë edhe deputetë të tjerë për të kundërshtuar zgjedhjen e Thaçit president të Kosovës.

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj thotë se siguria e zgjedhjes së Thaçit president është mjaft e vogël. Sipas tij, do të futen në lojë mjete të ndryshme, si shantazhet, paratë dhe joshjet me pozita dhe forma të tjera, vetëm e vetëm që të arrihen qëllimet e tyre.

“Siguria e zgjedhjes së Thaçit president është mjaft e vogël, për arsye se ai ka kundërshtarë edhe brenda vetë partisë së tij. Me siguri që, duke pasur parasysh këtë situatë, do të futen në lojë mjete të ndryshme, si shantazhet, paratë dhe joshjet me pozita dhe forma të tjera, vetëm e vetëm që të arrihen qëllimet e tyre”, tha deputeti Adem Salihaj për Kosova Sot.

Kundër Qeverisë ‘Mustafa’ dhe koalicionit me PDK-në patën votuar: Vjosa Osmani, Armend Zemaj, Arben Gashi, Fatmir Rexhepi dhe Doruntinë Maloku. Deputetja Alma Lama dhe deputeti Adem Salihaj s’mbajtën qëndrim – abstenuan, ndërsa deputeti Anton Çuni nuk ishte fare i pranishëm në sallë. Gazeta i ka kontaktuar disa prej tyre, por nuk ka marrë përgjigje të prerë. /Kosova Sot

Më Shumë

Drejtoria e Urbanizmit procedon lejen për ndërtimin e 35 shtëpive për familjet skamnore në Prizren

Drejtori i Urbanizmit në Prizren, Florent Ukaj, ka njoftuar se sot është proceduar leja për ndërtimin e 35 shtëpive për familjet skamnore të komunës. https://prizrenpress.com/shitet-banesa-ne-lagjen-dardania-te-prizrenit/ Sipas...

AURON vjen me këngë të re GJYNAH!

AURON në botën e muzikës ka hyrë fuqishëm dhe po vazhdon të sjell këngë te bukura ku se fundmi ka sjell edhe këngën e...

Lajmet e Fundit