Thaçi nuk do të dorëhiqet

Presidenti Hashim Thaçi nuk do të japë dorëheqje.

Klan Kosova mëson nga burimet e saja se Thaçi këtë nuk do të bëjë në adresimin e paralajmëruar për sot në orën 20:00.

Dorëheqja e Thaçit është përmendur si opsion pas ngritjes së aktakuzës nga Gjykata Speciale ndaj tij dhe Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Ai ka vendosur që të mos dorëhiqet nga pozita që mban për ta sfiduar vendimin e Speciales.

Ndërkaq sonte në orn 20:00 ai nuk do të mbajë konferencë por që do të ketë një adresim me videomesazh.

Më Shumë

Në Prizren arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 1 vit burg për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur ta lokalizojë një të dyshuar për “vjedhje të rëndë” e që ishte i dënuar me 1...

Thirret protestë kundër pagesës në rrugën Prizren–Prevallë: “Bashkë për interesin e përbashkët”

Qytetarët dhe banorë në Prizren, janë ftuar të marrin pjesë në një protestë paqësore kundër vendosjes së rampës me pagesë në rrugën Prizren –...

Lajmet e Fundit