10.8 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Thaçi nuk shkon në zyrë!

Hashim Thaci ne zyreHashim Thaçi asnjë ditë deri më tani nuk ka shkuar në zyrën e tij në Ministrinë e Punëve të Jashtme, aty ku ka qëndruar paraardhësi i tij Enver Hoxhaj, por vazhdon të qëndrojë afër kryeministrit, Isa Mustafa, në ndërtesën kryesore të Qeverisë, shkruan Zëri.

Thaçi është ministri i parë që qëndron me zyrë larg stafit të tij, duke u arsyetuar se është zëvendëskryeministër i parë, por edhe gjatë mandatit sa ai ka qenë kryeministër, zëvendësi i tij, Hajredin Kuçi, i cili njëherësh ka qenë edhe ministër i Drejtësisë, nuk ka qëndruar me zyrë afër kryeministrit, por në objektin e Ministrisë, te “Rilindja”.

Moszhvendosja e Thaçit në zyrat e MPJ-së, te ish-ndërtesa e UNMIK-ut, është konfirmuar për gazetën “Zëri” nga sekretari i përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit, Fitim Krasniqi. Sipas tij, kjo është një e drejtë që i takon atij, pasi që Thaçi mban edhe pozitën e zëvendëskryeministrit.

Më Shumë

Përkujtohet Heroi i Kosovës, Muharrem Dina (Mixha)

Në 12-vjetorin e ndarjes nga jeta është përkujtuar sot Heroi i Kosovës, Muharrem Dina (Mixha), në një ceremoni homazhesh të organizuar nga Organizata e...

Mbi 2 mijë gjoba për 24 orë, policia njofton se janë arrestuar 17 persona

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh, ka njoftuar se gjatë kësaj kohe janë shqiptuar 2021 gjoba trafiku. Në raport bëhet e ditur edhe...

Lajmet e Fundit