16.4 C
Prizren
E hënë, 13 Tetor, 2025

Thaçi: Prioritet investimi në burimet njerëzore

thaci me studentKryeministri në detyrë, Hashim Thaci, i ka uruar të gjithë maturantët që konkurojnë duke kujtuar se nga ky vit do të kenë mundësi të ndjekin studimet pa pagesë dhe do të kenë mësimdhënës më të përkushtuar në punë, për shkak se stafit akademik i janë rritur të hyrat dhe se ato janë bërë të dinjitetshme.

`Këto ditë janë hapur konkurset për pranimin e studentëve në universitetet publike të Kosovës dhe unë dëshiroj t’u uroj suksese të gjithë maturantëve që konkurojnë. Gjatë qeverisjes sime kemi hapur pesë universitete të reja duke zgjeruar e pasuruar ofertën publike të arsimit të lartë dhe duke mundësuar për maturantët një larmi më të madhe shkollash e programesh për të vijuar studimet. Sivjet maturantët do të kenë gjithashtu mundësi të ndjekin studimet pa pagesë si dhe të kenë në auditorë mësimdhënës më të motivuar për punën pasi stafi akademik tanimë merr rroga më të dinjitetshme. Në kuadër të Misionit të Ri do të vazhdojmë të investojmë në rritjen e cilësisë së burimeve tona njerëzore në mënyrë që ato të bëhen sa më konkurruese në një ekonomi globale që gjithnjë e më shumë mbështetet tek dituria e novacioni`, shkroi pak më parë kryeministri Thaci në facebook

Më Shumë

Trajneri i Prizrenit, Gëzim Hasi, zyrtarisht me licencë të njohur nga UEFA

FC Prizreni njofton me krenari se trajneri i skuadrës, Gëzim Hasi, ka përfunduar me sukses nostrifikimin e licencës së tij trajnuese, duke e bërë...

Nëna raporton zhdukjen e djalit në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast zhdukjeje të raportuar në Prizren. Sipas raportit 24-orësh, rasti është evidentuar më 8 tetor 2025 në rrugën...

Lajmet e Fundit