Thaçi pritet nga shqiptarët që jetojnë në Turqi

thaci ne turqiMinistri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, gjatë vizitës së tij që është duke e bërë në Turqi, ka takuar mbrëmë edhe një grup shqiptarësh që jetojnë në këtë shtet.

Thaçi, thotë se diaspora në Turqi ndihet krenare me shtetin e Kosovës.

“Pas takimeve të frytshme të djeshme, në mbrëmje pata kënaqësinë të festoja sërish ditëlindjen e Kosovës. Kësaj radhe në gjirin e përfaqësuesve të përmalluar të diasporës sonë në Turqi, të cilët ndihen jashtëzakonisht krenarë me konsolidimin e shtetit të pavarur të Kosovës”, shkruan Thaçi në Facebook.

Në pritjen e organizuar nga ambasada e Kosovës në Turqi, i pranishëm ka qenë edhe zëvendëskryeministri i Turqisë, Bülent Arinç.

Thaçi, shkruan po ashtu se gjatë kësaj pritje ka pasur rastin të njeh dhe bisedoj edhe me studentë kosovarë që ndjekin studimet në Turqi, me përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Ankara dhe me përfaqësues të bizneseve të Turqisë.

“Të gjithë flisnin me respekt dhe konsideratë të lartë për vendin dhe popullin tonë, për rrugën tonë të vështirë drejt lirisë e pavarësisë dhe për përpjekjet tona për demokratizim e zhvillim ekonomik. Të gjithë e shihnin me optimizëm dhe entuziazëm të ardhmen tonë”, shkruan Thaçi në Facebook

Më Shumë

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

Mbahet në Prizren edicioni jubilar i Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës

Në Prizren është shënuar edicioni jubilar i Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës, duke mbledhur përfaqësues të institucioneve arkivore, akademike dhe kulturore nga Kosova dhe Shqipëria. Konferenca...

Lajmet e Fundit