Thaçi, vlerësohet si ministri më i dështuar

Cila është perfomanca e deritanishme e ministrave të Qeverisë ‘Mustafa’?

Asnjë njohje nuk i erdhi Kosovës që kur Thaçi drejton Ministrinë e Jashtme

Puna e Qeverisë së Kosovës në këta 4 muaj të parë të këtij viti, nga analistët politikë vlerësohet me notën zero, për shumicën e resorëve ministrorë, me ndonjë përjashtim fare të vogël, që është një simbolikë e papërfillshme. Sipas analistëve, shihet dështim i plotë i Ministrisë së Punëve të Jashtme, që drejtohet nga Hashim Thaçi, ish-kryeministër i Kosovës në dy mandatet e kaluara, tani edhe në pozitë të zëvendësit të kryeministrit Mustafa.

Kryediplomati kosovar shumicën e kohës po e shpenzon duke vrapuar gjithandej botës, nëpër vende të ndryshme, por as edhe një njohje e vetme nuk është shënuar që nga marrja e mandatit të ri në krye të diplomacisë kosovare.

Misioni i kryediplomatit Kosovar më shumë i ngjanë një lloj ish-drejtori e kompanive apo të kombinateve të dikurshme “industriale”, e që tani duket se duke e shfrytëzuar funksionin në politikë të jashtme po punon për interesa të oligarkëve të mëdhenj në krye të bizneseve, që kontrollon politika, për interesa të lidhura me kompanitë e afërta me pushtetin që për këto 8 vite e kanë kapur shtetin./kosova sot/

Më Shumë

Përkujtohen dëshmorët e Brigadës 60 në Greiçec të Suharekës

Në fshatin Suharekë është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nder të dëshmorëve të Brigadës 60, ku janë kujtuar luftëtarët që ranë gjatë luftës çlirimtare. Në...

Junior 06 shpallet kampione e Kosovës në U14 për të katërtin vit radhazi

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau është shpallur kampion i Kosovës për edicionin 2025/26, pasi mposhti Trepçën me rezultat 53:38 në...

Lajmet e Fundit