-0.5 C
Prizren
E mërkurë, 15 Janar, 2025

Thaçi zmbrapset për ushtrinë, i kërkohet dorëheqja

Presidenti Hashim Thaçi është zmbrapsur nga iniciativa e tij për transformimin e FSK-së në ushtri nëpërmjet ligjit, duke kërkuar tashmë që një gjë e tillë të bëhet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese. Në anën tjetër, partitë opozitare kërkojnë nga ai të dorëhiqet, ashtu siç kishte premtuar, shkruan sot, gazeta Zeri.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka tërhequr edhe zyrtarisht nismën e tij ligjore për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në mision të ri ushtarak.

Madje Thaçi i ka dërguar dje letër kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nga i cili ka kërkuar që Projektligji i propozuar për Transformimin e FSK-së të mos vihet për miratim në Kuvend. Ai tashmë është dorëzuar që ushtrinë ta bëjë nëpërmjet ligjit, por një gjë e tillë duhet bërë nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, ashtu siç rekomandojnë aleatët ndërkombëtarë.

Në letrën e Thaçit dërguar Veselit, të cilën ka arritur ta sigurojë gazeta “Zëri”, mes tjerash thuhet se shtetet anëtare të NATO-s dhe të SHBA-ja ende besojnë se institucionet e Republikës së Kosovës munden dhe duhet ta themelojnë FAK-un nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese. “Për të arritur këtë qëllim, tani së fundmi partnerët strategjikë kanë konfirmuar gatishmërinë e tyre që t’i ndihmojnë institucionet tona në një përpjekje tjetër serioze gjithëpërfshirëse, për të siguruar përkrahjen e të gjitha komuniteteve të Kosovës, në veçanti të komunitetit serb për transformimin e FSK-së në FAK nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese”, thuhet në letrën e Thaçit dërguar Veselit, duke shtuar se “gjithashtu përfaqësuesit politikë të komunitetit serb pas një periudhe të gjatë të bojkotit tani i janë kthyer punës në kuadër të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës”.

I pari i vendit insiston se iniciativa ligjore për ndryshimin e mandatit dhe rolit të FSK-së është krejtësisht ligjore dhe legjitime, kushtetuese dhe në funksion të forcimit dhe të mbrojtjes së sovranitetit shtetëror të Kosovës. /Zëri/

Më Shumë

Limaj: Koha është që ushtrinë ta çojmë në NATO

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në hapjen e fushatës elektorale në Prishtinë, ka thënë se është koha që ta çojnë Kosovën drejtë NATO-s. Ai...

U raportua i zhdukur në dhjetor 2024, policia bashkë me FSK-në nisin kërkimet për gjetjen e 26 vjeçarit nga Prizreni

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 11:00 kanë filluar kërkimet për 26 vjeçarin nga Prizreni, i cili është raportuar si i...

Lajmet e Fundit