15 C
Prizren
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Theret me thikë për vdekje futbollisti 23 vjeçar

Një futbollist 23-vjeçar është vrarë me thikë gjatë një përleshjeje pas një ahengu në Bermuda të dielën mbrëma.

Besohet se Osagi Bascome u ther me thikë shumë herë gjatë përleshjes pranë një restoranti në Bermuda.

Bascome kishte nënshkruar me Bristol City më 2017 dhe kishte luajtur për ekipin U23. Ai i dha fund karrierës në futbollin anglez në Darlington në National League.

Policia në Bermuda tha se vrasja e tij nuk ka ndonjë ndërlidhje me grupe mafioze.

Policia iu ka bërë thirrje dëshmitarëve të japin informata rreth vrasjes.

“Kemi nevojë për informata nga kushdo që ishte në aheng, por tani për tani njerëzit që ishin atje nuk po flasin”, shkruan gazeta Express.

Bascome i kishte bërë 18 paraqitje për Bermudën, duke e shënuar një gol kundër Saint Maarten.

Më Shumë

Rriten çmimet e derivateve në Kosovë

Kryetari i Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka njoftuar se si pasojë e zhvillimeve në Lindje të Mesme, janë rritur edhe çmimet e naftës...

Sanremo 2026, Celentano vlerëson Ermal Metën: Është pothuajse e pamundur të mos fitosh

Ikona e muzikës italiane, Adriano Celentano, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për Ermal Metën, i cili konkurron në Sanremo 2026 me këngën “Stella...

Lajmet e Fundit