Theret me thikë një person në Prizren

Sulm me thikeRreth orës 08:10 minuta, në rrugën “Hysni Morina” në Prizren, ka ndodhur një rrahje në mes të dy personave, që për pasojë njëri nga të përfshirët në sherr ka përfunduar në Emergjencën e Spitalit Rajonal për shkak të plagëve të pësuara nga thika.

Sipas mjekëve, plaga cilësohet të jetë e rëndë, ngase thika i ka prekur mushkërinë dhe se duhet intervenim kirurgjik.

Në vazhdën e hetimit të rastit, policia ka kryer hetime intensive për arrestimin e të dyshuarit i cili është i njohur për policinë por i njëjti nuk është gjetur gjer me tani.

Ende nuk dihen rrethanat dhe motivi i rastit përveç se nuk është hera e parë që këta të dyshuar kanë pasur probleme të pa zgjidhura në mes vete. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lagjja e Shehut shpallet kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Lagjja e Shehut është shpallur kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit” në futsall, për nder të Dëshmorëve të Hasit, duke e...

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Lajmet e Fundit