14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Therja me thikë e 21-vjeçarit në Zhur/ Gjykata merr vendim për të dyshuarit

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit ndaj A.K., B.K. dhe R.S., të dyshuarve për rrahjen që ndodhi mbrëmjen e të martën, ku u ther me thikë një 21-vjeçar në fshatin Zhur të Prizrenit.

Ata po dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe masa e paraburgimit do t’u llogaritet nga 10 nëntori deri më 10 dhjetor.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:

– Të pandehurit A.K., dhe B.K., më datë 10 nëntor, në orët e mesnatës në fshatin Zhur, Komuna e Prizrenit, i shkaktojnë lëndime të rënda trupore personave tjerë që rezultojnë me dëmtimin e përkohshëm dhe serioz të shëndetit, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje verbale, ta pandehurit A.K., dhe B.K., konfrontohen fizikisht me të dëmtuarin (të pandehurin e tretë) R.S., , si pasojë të kësaj, i pandehuri A.K., me përdorimin e mjetit të rrezikshëm – thikës e godet të dëmtuarin R.S., në pjesën e gjoksit po ashtu gjatë kësaj përleshje lëndime pëson edhe i mituri R.V., me çka dyshohet se të dëmtuarve i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore të përshkruara si në raportet mjekësore

Po ashtu, më datë, kohë dhe vend të njëjtë të përshkruar si më lartë, i pandehuri R.S., i shkakton lëndime të rënda trupore personave tjerë që rezultojnë me dëmtimin e përkohshëm dhe serioz të shëndetit, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje verbale, i pandehuri me të dëmtuarit A.K., dhe B.K., konfrontohen fizikisht, si pasojë të kësaj, i pandehuri me përdorimin e mjetit të rrezikshëm (kmesë) i godet të dëmtuarit A.K., dhe B.K., me çka dyshohet se të dëmtuarve i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, të përshkruara si në raportet mjekësore.

Me rastin e caktimit të paraburgimit Gjykata ka marrë parasysh peshën e veprës penale e cila është e natyrës së rëndë, “në rastin konkret kemi të bëjmë me lëndime serioze për shëndetin e njeriut të shkaktuara nga të pandehurit ndaj njëri – tjetrit duke përdorur mjete të rrezikshme si thika dhe mjete tjera të mprehta, të cilat ai jetojnë të pandehurit tregojnë rrezikun se nëse të pandehurve nuk iu caktohet masa e paraburgimit, të njëjtit mund ta përsërisin veprën penale apo të kryejnë vepër tjetër penale të pasojave edhe më të rënda.”

Andaj, gjykata ka vlerësuar se “caktimi i paraburgimit duke u mbështetur në rrethanat e lartcekura është më i domosdoshëm dhe i shërben efikasitetit të procedurës penale, duke pasur parasysh faktet dhe rrethanat e lartpërmendura, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale, ambientin publik dhe të frekuentuar ku është kryer vepra penale, kemi të bëjmë me veprën penale të lëndimit të rëndë trupor e cila vepër është kundër vlerave të integritetit trupor të njeriut si e drejtë elementare e fondamentale, sipas mendimit të gjykatës caktimi i masës së paraburgimit tani për tani është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm”.

Më Shumë

Prizren, ngritet aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të gjykatës për keqpërdorim të pozitë

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve D.H., dhe I.I., për shkak të dyshimit se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer...

Arrestohet një person në Rahovec, pasi në gjendje të dehur kërcënon policët

Një person është arrestuar të hënën në Rahovec, ku dyshohet se në gjendje të dehur ka kanosur zyrtarët policorë. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës,...

Lajmet e Fundit