4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Thirret seancë urgjente e Kuvendit të Prizrenit lidhur me vendimin për zyrat e partive politike

Partitë opozitare në Prizren po insistojnë që ekzekutimi i vendimit për largimin e tyre nga zyrat aktuale, që janë pronë komunale, të shtyhet. Madje për këtë arsye kanë iniciuar edhe mbajtjen e një seancë urgjente të Kuvendit të Komunës. Kryesuesi i KK-së, Sulltan Badallaj ka bërë të ditur se kjo seancë është konvokuar shkaku i situatës së krijuar lidhur me zyrat e partive politike.

“Me iniciativën e partive opozitare, për shkak të situatës së krijuar lidhur me vendimin për lëshimin e zyrave të partive, është ftuar seanca urgjente e KK-së së Prizrenit, me qëllim që të diskutohet për shtyrjen e ekzekutimit të këtij vendimi”, ka thënë Badallaj.

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se mbledhja e KK-së do të mbahet të mërkurën me datë 14 prill me këtë rend dite: “Kërkesë për shtyrjen e vendimit për ekzekutim të largimit nga zyrat partitë politike”.

Javën e shkuar, këshilltarët e partive opozitare patën braktisur mbledhjen e KK-së në shenjë pakënaqësie me konkluzionin e kryetarit të Komunës, me të cilin sipas tyre kërkohet largimi i partive politike nga zyrat që janë pronë komunale. Duke qenë se opozita përbën shumicën në KK-në e Prizrenit, seanca e rregullt pat dështuar në mungesë kuorumi.

Paraprakisht kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, pati theksuar se me këtë konkluzion po zbatohet ligji dhe se nuk mund të ndërmarrë asnjë veprim që bie ndesh me legjislacionin në fuqi. Në atë mbledhje, kryesuesi i KK-së, Sulltan Badallaj pati thënë se në një takim të mbajtur mes përfaqësuesve të partive politike e kryetarit në zyrën e tij ka pas dakordim që për këtë çështje të gjendet një zgjidhje e përbashkët dhe e arsyeshme. Në anën tjetër kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka para kuvendarëve pati pohuar se nuk mund ta tërheq konkluzionin, pasi që sipas tij ky akt ka të bëj me zbatimin e ligjit.

Pas dështimit të seancës së rregullt të KK-së, Haskuka pati mbajtur një konferencë për shtyp, ku pati theksuar se KK-ja është bllokuar nga disa kuvendarë që kanë reaguar për shkak se Komuna e Prizrenit po e zbaton Ligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës./KOHA/

https://www.koha.net/kosove/266542/thirret-seance-urgjente-e-kuvendit-te-prizrenit-lidhur-me-vendimin-per-zyrat-e-partive-politike/

Më Shumë

Kush është 29-vjeçarja shqiptare që përplasi për vdekje vëlla e motër në Kroaci!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Koraci dy ditë më parë, ku si pasojë e një aksidenti humbën jetën vëlla e motër, 21...

Vdes 41-vjeçari pasi u godit nga rryma elektrike teksa po peshkonte në Romajë

Një person ka vdekur sonte në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi derisa ishte duke peshkuar me gjenerator elektrik, në fshatin Romajë, ishte goditur nga...

Lajmet e Fundit