22.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Thom Yorke në Broadway

Pasi ka performuar në mijëra pube, stadiume e salla koncenrtesh si frontman i Radiohead, Thom Yorke po i drejtohet një lloji tejtër të skenës.

Ai po e shkruan muzikën për shfaqjen Old Times / Kohëra të Shkuara, të Harold Pinter, premiera e së cilës do të jepet në shtator, në Broadway.

“Jam kënaqur duke gjurmuar temat e dashurisë, të kujtesës, si dhe ritmet e kthesat e shfaqjes”, thotë Yorke, i cili e përshkruan punën në teatër si kënaqësi për të.

Drejtori i shfaqjes, Douglas Hodge, i njohur edhe për aktrim në Charlie and the Chocolate Factory, si dhe në seritë televizive Penny Dreadful, thotë se muzika që Thom ka shkruar për Old Times të bën ta ndjesh shfaqjen si diçka të domosdoshme dhe aktuale.

“Shfaqja trajton dashurinë dhe kujtesën – ndërsa muzika e Thom ec e kthehet sërish duke luajtur me kohën dhe përsëritjen, ashtu sikur që bën Pinter”.

“Gjithnjë në stilin e Thom Yorke, muzika është epike, zemërthyese, e parezistueshme dhe e ndërlikuar. Shpresoj që ky bashkëpunim do të rezultojë me një lloj të ri të vizitorëve të teatrit që do të vijnë për ta parë shfaqjen tonë”.

Në shfaqje luajnë Kelly Reilly si Kate, Clive Owen si burri i saj Deeley dhe Eve Best si cimerja e saj e dikurshme Anna. Kur cimerja i viziton, ajo dhe Deeley kërkojnë vëmendjen e Kate gjersa i rreken së kaluarës ndërsa kujtimet e të tjerëve përlloqen e bëhen gjithnjë e më traumatike.

Siç shkruan Pinter: “E kaluara është ajo që ti e kujton, imagjinon se kujton, e bind veten se kujton ose pretendon që kujto“.

Ky është projekti më i fundit i Yorke jashtë Radiohead, pas solo-albumit të vitit të kaluar Tomorrow’s Modern Boxes. Ai dhe anëtarët e bendit të tij kanë konfirmuar se kanë qenë në një studio shtatorin e kaluar, por asgjë nuk është lëshuar deri më tash.

Old Times jepet më 17 shtator në Roundabout Theatre të New York’ut, si pjesë e festimeve të pesëdhjetë vjetorit të teatrit dhe do të luhet deri më 19 nëntor. /The Guardian/Politiko.net/

Më Shumë

Dënohen Ballkani e dy zyrtarë, po edhe trajneri i Dritës

Klubi i Ballkanit është dënuar me gjobë 1200 euro, videoanalisti i FC Ballkanit, Ardi Kabashi me gjobë prej 500 euro dhe zyrtari i Ballkanit,...

Suksesi në vlerësimin e brendshëm të shkallës së V-të në gjimnazin “Gjon Buzuku” të Prizrenit

Në gjimnazin "Gjon Buzuku", të enjten u zhvillua vlerësimi i shkallës së pestë për nxënësit e klasave të XI-ta. Drejtoresha e gjimnazit, Gylaj Shipkovica-Karjagdiu, njoftoi...

Lajmet e Fundit