8 C
Prizren
E enjte, 16 Tetor, 2025

“T’i ulesh pranë dhe të dish se nuk do ta kesh kurrë!”

Shkrimtari fitues i çmimit Nobel, Gabriel García Márquez 

Për të filluar ditën, ju sjellim një fjali të bukur nga Márquez, marrë nga romani “Dashuri në kohërat e kolerës” (1985). “Mënyra më e keqe për të ndjerë mungesën e dikujt, është t’i ulesh pranë dhe të dish se nuk do ta kesh kurrë”.

Gabriel Garcia Márquez, babai i realizmit magjik

Ndër shkrimtarët më të famshëm në gjuhën spanjolle, Gabriel García Márquez konsiderohet babai i realizmit magjik. Me talentin e tij të jashtëzakonshëm ai kontribuoi në tërheqjen e vëmendjes mbarëbotërore drejt letërsisë së Amerikës Latine. Shkrimtarë si Isabel Allende dhe Paulo Coelho u frymëzuan prej tij. Në romanet e tij, realiteti dhe fantazia, historia dhe legjenda ndërthuren derisa ngatërrohen mes tyre. Një udhëtim nëpër kohë dhe hapësirë ??falë përdorimit të shpeshtë të rikthimeve dhe proliksave, të cilat e transportojnë lexuesin në një vorbull kohore shumë sugjestionuese.

Romani i tij më i famshëm, “Njëqind vjet vetmi”, u votua në vitin 2007 si vepra e dytë më e rëndësishme në gjuhën spanjolle e shkruar ndonjëherë. Një tjetër kryevepër absolute është “Dashuri në kohërat e kolerës”, nga e cila është nxjerrë fjalia e Markezit.

“Dashuri në kohërat e kolerës”

Një dashuri romantike dhe e pafund, në gjendje për të pritur me durim, me besim të palëkundur, për “pesëdhjetë e tre vjet, shtatë muaj e njëmbëdhjetë ditë, duke përfshirë edhe netët”. Në fakt, Florentino Aziza, poeti dhe pronari i Compagnia Fluviale del Caribe, duhet të presë kaq shumë përpara se të shohë më në fund ëndrrën e tij të realizuar me Fermina Daza, vajzën më të bukur në Kolumbi. Është kronika e një pritjeje të gjatë e të sigurt, e një dëshire që nuk shuhet por shtohet me kalimin e viteve, duke kapërcyer të gjitha pengesat.

Një histori dashurie dhe shprese me të cilën, Márquez braktis shqetësimin e tij të zakonshëm dhe angazhimin e tij ndaj denoncimit social, për të treguar një epope magjepsëse pasioni dhe optimizmi. Një roman atipik dhe i shkëlqyer nga i cili del shija intensive për një rrëfim të plotë dhe përrallor, me përshkrimet plot ngjyra të Karaibeve me diell dhe njerëzve që jetojnë aty.

Më Shumë

Numërrohen rreth 25% të votave në Suharekë, AAK 45.44%, LDK 32.54%

Në Suharekë janë numëruar 24.14% të votave. Po prin Bali Muharremaj i AAK-së me 45.44% të votave. Ndërkaq, Ardian Shala i LDK-së ka 32.54%. Marketing https://prizrenpress.com/421746-2h/ https://prizrenpress.com/418464-2ht/ https://prizrenpress.com/industria-e-mishit-medina-ne-prizren-tradite-cilesi-dhe-shije-autentike-te-produkteve-te-mishit-qe-nga-viti-1991/ https://prizrenpress.com/7890875432-2/ https://prizrenpress.com/guraziu-ne-prizren-me-20-vjet-pervoje-pune-ne-vendosjen-e-dyerve-laminatit-parketit-kuzhinave-dhe-dhomave-te-fjetjes/ https://prizrenpress.com/toni-residence-mos-e-humb-rastin-per-te-blere-banesen-tende-ne-prizren/ https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Liria lëshon fitoren në fund, barazon 2:2 me Trepçën në Prizren

Liria dhe Trepça kanë ndarë pikët në një ndeshje dramatike të Javës së XI të Ligës së Parë, e zhvilluar sot në stadiumin “Përparim...

Lajmet e Fundit