Tifozët u përgjigjen serbëve, thërrasin “Kosova, zemra e Shqipërisë” afër kishës në Prizren

Tifozët prizrenas u kanë reaguar vizitorëve serbë, që të shtunën kishin bërë thirrje “Kosova është Serbi” nëpër rrugët e Prizrenit, shkruan Gazeta Express.

Disa tifozë kanë bërë thirrje “Kosova, zemra e Shqipërisë” në Prizren, në afërsi të Kishës së Shën Premtes.

“Arpagjikët” thonë se ky është reagim ndaj thirrjeve të djeshme të serbëve në këtë qytet.

Brohoritje “Kosovo je Serbia” (shqip: “Kosova është Serbi”) janë dëgjuar dje në qytetin e Prizrenit.

Te Kisha e Shën Premtes, e njohur si Kisha e Levishës, është mbajtur ajo që është dukur të jetë një ceremoni festive nga një grup serbësh.

Ata janë fotografuar rreth orës 15, teksa po këndonin këngë provokuese dhe po mohonin pavarësinë e Kosovës.

Qarkullimi i automjete në rrugën ku ndodhet kisha ortodokse serbe është ndaluar për rreth 15 minuta nga Policia e Kosovës, kanë treguar dëshmitarët për Gazetën Express.

Zyrtarë të PK’së e ruajnë vazhdimisht Kishën e Levishës, që ndodhet në zonën historike të Prizrenit.

Kjo kishë ishte shndërruar në xhami, para se xhamia të bëhej përsëri kishë

Më Shumë

Ndërron jetë Dr. Naser Oskaqak

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Dr. Naser Oskaqak, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe mjek me një karrierë të gjatë në Spitalin e...

Totaj uron kampionin Riad Mani të karatesë: Sukses i madh për Prizrenin dhe Kosovën

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot kampionin mesdhetar të karatesë, Riad Mani, për ta uruar pas suksesit të arritur në Kampionatin Mesdhetar...

Lajmet e Fundit