Tigist Assefa thyen rekordin botëror të maratonës

Atletja e Etiopisë, Tigist Assefa theu rekordin botëror të maratonës në Berlin, duke vrapuar më shumë se dy minuta nga më e mira e mëparshme.

Ajo ka arritur një kohë jozyrtare prej dy orë, 11 minuta e 52 sekonda, transmeton “The Guardian”.

26vjeçarja, e cila vendosi rekordin e kursit me një më të mirë personal vitin e kaluar, theu rekordin e kenianes Brigid Kosgei prej dy orësh, 14 minutash dhe katër sekondash të vendosur në 2019.

Më herët, në garën për meshkuj, keniani Eliud Kipchoge fitoi maratonën e tij të pestë në Berlin – në dy orë, dy minuta dhe 42 sekonda.

Ishte një kohë pak mbi rekordin (2.01:09), të cilin ai e vendosi vitin e kaluar në rrugët e kryeqytetit gjerman.

Në moshën 38-vjeçare, Kipchoge bëhet maratonistja më e suksesshme në Berlin me pesë fitore (2015, 2017, 2018, 2022 dhe tani 2023), një më shumë se etiopiani Haile Gebrselassie (2006, 2007, 2008 dhe 209).

Më Shumë

PDK në Prizren nis fushatën me homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë

Partia Demokratike e Kosovës në Prizren ka nisur sot fushatën për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit me homazhe te Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së...

Kanoset me thikë polici në Suharekë, arrestohet një person

Derisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare, një polic është kanosur me thikë të dielën pasdite në Suharekë. Rasti ka ndodhur më 24.05.2026, rreth orës...

Lajmet e Fundit