2 C
Prizren
E shtunë, 11 Janar, 2025

Tillerson: ISIS mbetet kërcënim serioz në Lindjen e Mesme

Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson paralajmëroi sot mbi nevojën për t’u përqendruar te “një fitore e qëndrueshme” ndaj grupit të Shtetit Islamik, edhe pse kryesisht militantët janë larguar nga zonat që kontrollin dikur në Irak dhe Siri.

Tillerson foli në një konferencë në Kuvajt për anëtarët e koalicionit të krijuar nga Shtetet e Bashkuara në fund të vitit 2014 me një strategji shumë-dimensionale për të luftuar Shtetin Islamik, që përfshinte sulmet ajrore dhe ndërprerjen e mundësive për financim dhe furnizim me luftëtarë të huaj të grupit.

Ai tha se “ISIS-i mbetet një kërcënim serioz për stabilitetin e rajonit, dhe gjithë globin”.

Sekretari amerikan i Shtetit njoftoi një ndihmë të re prej 200 milionë dollarësh për zonat e çliruara të Sirisë.

Përpara takimit, një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha se “vëmendja duhet përqëndruar tek rezultatet”, ndërsa iu referua nevojës për t’u përqëndruar në mposhtjen e Shtetit Islamik. Ai theksoi konfliktet e kohëve të fundit në zonën Afrinit në Sirinë veriore mes forcave turke dhe Forcave Demokratike të Sirisë të mbështetura nga SHBA, si shpërqëndrim nga ky qëllim.

Zyrtari i lartë amerikan dhe zoti Tillerson në komentet e tyre sot, njohën shqetësimet e Turqisë për militantët kurdë, që i konsideron si një kërcënim.

“Ne besojmë se ka një mënyrë për ta tejkaluar këtë problem. Për këtë arsye sekretari po shkon në Ankara për diskutime mbi këto çështje”, u tha zyrtari gazetarëve.

Tillerson po zhvillon një udhëtim në pesë vende në rajon, që nisi me Egjiptin dhe përfshin ndalesa në Turqi, Jordani dhe Liban.

Më Shumë

Moti sot: Kryesisht me diell, temperaturat deri në 7 gradë Celsius

Të hënën moti mbi Kosovë do të mbajë kryesisht me diell. Gjatë ditës parashihet të ketë dhe vranësira të pakta. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në...

Vitia: S’ka raste me virusin HMPV në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se në Kosovë nuk është paraqitur asnjë rast me virusin HMPV. Në një konferencë për media, ai theksoi...

Lajmet e Fundit