Timo Werner në “pole”, zgjerohet lista e objektivave të Interit

Interi dëshiron të përforcojë sulmin dhe emrat që qarkullojnë janë të shumtë.

Oliver Giroud është një prej më të lakuarve, por tanimë francezi mund të qëndrojë edhe për një vit në Londër, pasi raportohet se Chelsea po mendon të aktivizojë klauzolën për ta zgjatur bashkëpunimin deri në verën e vitit 2021.

Kështu, tek Interi po shohin opsione të tjera dhe emri më i dëshiruar raportohet të jetë Timo Werner, sikurse raporton ditën e sotme Gazzetta dello Sport. Gjermani, të cilin e duan edhe Bayner Munich dhe Liverpool, ka një klauzolë që kap shifrën e 60 milion eurove dhe është e vlefshme për muajin prill, më pas vendos RB Leipzig për çmimin.

Të gjithë këto lëvizje bëhen për shkak se Lautaro Martinez mund të largohet drejt Barcelonës, edhe pse është mohuar shpesh diçka e tillë. Të tjerë emra në listën e Interit janë edhe ato të Pierre-Emerick Aubameyang dhe Anthony Martial.

Lista nuk mbyllet me këta emra, pasi janë shtuar edhe ato të Luka Joviç të Real Madrid, i kërkuar edhe nga Napoli në Itali. Victor Osimhen, sulmuesi i Lille në Francë, përflitet si një opsion për ksuadrën e drejtuar nga Antonio Conte.

Timo Werner në “pole”, zgjerohet lista e objektivave të Interit ...

Më Shumë

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e një veture në Prizren, automjeti i kthehet pronarit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhjen e një veture në Prizren, pas hetimeve që kanë çuar në identifikimin e...

Lajmet e Fundit