8.3 C
Prizren
E hënë, 9 Mars, 2026

Todd Boehly merr në dorë çështjen e Borjës

Todd Boehly, pronari i ri i Chelsea-t ka marrë vetë në dorë çështjen e Armando Brojës. Lojtari kuqezi ka tre oferta të rëndësishme nga Premier League.

West Ham, Everton dhe Newcastle janë tre klubet më të interesuara për të nënshkruar me sulmuesin 20-vjeçar.

 

 

Manjati amerikan është i vendosur të takohet me trajnerin e bluve, Thomas Tuchel, për të përcaktuar të ardhmen e shqiptarit.

Broja shijoi sezonin e tij të parë në elitën e futbollit anglez si i huazuar te Southampton. Skuadër me të cilën shënoi nëntë gola në të gjitha garat.

Pas largimit të Romelu Lukaku-t, Chelsea ka mbetur me vetëm dy opsione në sulm, Kai Haverz dhe Timo Werner.

Tuchel po vlerëson disa lojtarë që ishin në huazim sezonin e kaluar, duke përfshirë dhe dy mesfushorët qëndrorë Conor Gallagher dhe Billy Gilmour.

Broja nëse nuk arrin të bind trajnerin gjerman do të shitet. Chelsea kërkon 30 milionë euro për ta lënë të lirë. Një shifër jo e vogël, për një lojtar i cili ka dal nga akademia e bluve dhe të ardhurat do të ishin 100% fitim për ta.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Qytetarja nga Suhareka gjen 300 euro dhe i dorëzon në polici

Një akt i ndershmërisë qytetare ka tërhequr vëmendjen e Policisë së Kosovës në Suharekë. Më 6 mars 2026, qytetarja V. F. nga fshati Peqan, duke...

Nait Hasani për Andin Hotin: Nëse PDK qëndron në sallë e votoj, nëse jo nuk rri as unë

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka komentuar kandidaturën për president nga VV-ja, që pritet të jetë Andin Hoti. Hasani ka thënë se nuk është kontaktuar...

Lajmet e Fundit