Edhe pse një njeri nuk mund ta mbarojë kurrë së lexuari letërsinë e të mëdhenjve, duhet gjithsesi të fillojë nga diku.
Pak kohë pasi Tolstoi mbushi të pesëdhjetat, në mënyrë gati të papritur ai pësoi një krizë shumë të thellë shpirtërore. Ndaj dhe vendosi që do ta tërhiqte pak veten nga gjithë çfarë kishte, për të kuptuar e për të gjetur kuptimin e jetës. Ai e bëri këtë duke lexuar gjithmonë e më shumë filozofë të njohur në të gjithë botën, por duke lexuar, gjithashtu, edhe traditat fetare e duke zbuluar ngjashmëri shumë të mëdha në atë se si ata përballen me të vërtetën e shpirtit njerëzor. Ai, gjithashtu, si një shkrimtar i madh dhe si një lexues i etur për letërsinë e madhe, arriti të shpikë bashkë me “Kalendarin e Mençurisë” edhe proto-Tumblr- in, me të cilët shpenzoi dekadat e fundit të jetës, duke grumbulluar dhe shtuar gjithë informacionin e duhur.
Por pavarësisht shpikjes së tij dhe të lexuarit shumë pjellor, Tolstoi konsideroi disa libra specifikë, veçanërisht të rëndësishëm dhe shumë influencues në zhvillimin e tij. Në moshën 63-vjeçare, në një letër drejtuar mikut të tij, ai përzgjodhi një listë të tillë me libra që i kishin bërë më shumë përshtypje në gjithë jetën e tij. Në 25 tetor 1891 është gjetur në “Letrat e Tolstoit” një mesazh shumë i shkurtër, por që ndiqet edhe nga një mohimi i autorit: jam duke të të dërguar këtë listë, të cilën e nisa, por nuk arrita dot që ta përfundoj, dua që ta marrësh në konsideratë dhe nuk dua që ta publikosh, duke qenë se është shumë larg të qenët e përfunduar.(Të lexosh, sigurisht, është në thelb e papërfunduar, dikush nuk mundet asnjëherë të shpresojë që të përfundojë një trup të tërë me letërsi, edhe pse mund të donte shumë).
Nën titullin “Punët të cilat kanë lënë mbresa”, Tolstoi e ndan listën e librave (që duhen lexuar) në pesë faza jetësore të ndryshme – nisur nga fëmijëria dhe duke e mbyllur me moshën e tij të asaj kohe – kështu i rendit secilin titull bazuar te epërsia (apo cilësia), nga “mrekullueshëm” në “shkëlqyeshëm”, deri në “gjigante”. Çuditërisht, duket se Tolstoi i konsideron vitet e adoleshencës si më formueset, e përshkruar nga librat më të mëdhenj si në cilësi, ashtu dhe në sasi. Ndërsa të njëzetat dhe të tridhjetat e hershme janë më të vakëta. Megjithatë, në të dyja rastet, biblioteka është e zënë më së shumti nga poezia, mbase sepse pak persona në atë kohë kishin luksin e “kohës së lirë” për të lexuar, pasi ato ishin vitet e tyre më të mira për të fituar para, ose ndoshta sepse Tolstoi besonte se thjesht dikush duhet të jetë shumë i zënë duke jetuar sesa duke lexuar gjatë asaj faze jetësore.
Ka vetëm dy figura të njohura femërore në listën e Tolstoit, njërën, sigurisht, mund ta marrim me mend, e kjo vjen për shkak të paragjykimeve të tij në këtë epokë dhe për këtë kulturë, megjithatë, ky i fundit sigurisht i jep formë gjithë qenësisë së tij.
Deri në moshën 14 -vjeçare
Të mëdhenjtë
- Përralla e njëmijë e një netëve. Dyzetë hajdutët- Princi Qam-al-Zaman
- Poemat e Pushkinit : Napoleoni
Më të mdhenjtë
- The Little Black Hen
Gjigantët
- Historia e Josefit në Bibël
- The Byliny përralla folklorike nga: Dobrynya Nikitich, Ilya Muromets, Alyosha Popovich
Nga 14 vjeç deri në 20 vjeç
- Të mëdhenjtë
- The Conquest of Mexico :William Prescott
- Përrallat e të mirës dhe të keqes: Nikolai Gogol
Më të mëdhenjtë
- Sentimental Journey Laurence Sterne
- A Hero for Our TimeMikhail Lermontov
- The Hapless Anton Dmitry Grigorovich
- Polinka Saks nga Aleksandr Druzhinin
- A Sportsman’s Sketches Ivan Turgenev
- Dead Souls Nikolai Gogol
- Die Räuber nga Friedrich Schiller
- Eugjen Onjegini Alexander Pushkin
- Julie, or the Neë Heloise nga Jean-Jacques Rousseau
Gjigantët
- The Gospel of Matthew nga “Sermon on the Mount”
- The Confessions nga Jean Jacques-Rousseau
- Emile: Or on Education nga Jean Jacques-Rousseau
- “Viy” nga përrallat e përzgjedhura të Nikolai Gogol
- David Copperfield nga Charles Dickens
Mosha nga 25 vjeç deri në 30 vjeç
Të mdhenjtë
- Poema nga F.T. Tyutchev
- Poema nga Koltsov
- Iliada dhe Odisea nga Homeri
- Poema nga Afanasy Fet
- The Symposium and The Phaedo nga Plato
Më të mdhenjtë
- Hermann and Dorothea nga Johann Wolfgang von Goethe
- Katedralja e Parisit nga Viktor Hygo
Mosha nga 35 vjeç deri në 50 vjeç
Të mdhenjtë
- Novelat e Mrs. Henry Wood
- Novelat e George Eliot
- Novelat e Anthony Trollope
Më të mdhenjtë
- Iliada dhe Odisea nga Homeri
- The Byliny
- Xenophon’s Anabasis
Gjigantët
Les Misérables Viktor Hygo
Mosha nga 50 vjeç deri në 63 vjeç
Të mdhenjtë
- Discourse on Religious Subject nga Theodore Parker
- Robertson’s Sermons
Më të mdhenjtë
- The Book of GenesisProgress and Poverty nga Henry George
- The Essence of Christianity nga Ludwig Feuerbach
Gjigantët
- The Complete Gospels
- Pensées nga Blaise Pascal
- Epikteti
- Confucius dhe Mencius
- The Lalita-Vistara: Or Memoirs Of The Early Life Of Sakya Sinha nga Rajendralala Mitra
- Lao-Tzu