Totaj: Amaneti i të rënëve, obligim që të punojmë për atdheun

Sot, u mbajt seanca solemne e Kuvendit të Komunës së Prizrenit për nder të Epopesë së UÇK-së, ngjarje në të cilën për tri ditë me radhë kujtohet Komandanti Legjendar, Adem Jashari dhe familja e tij, që u flijuan për lirinë e Kosovës.

Me këtë rast, kryetari Shaqir Totaj tha se “përulemi para veprës së familjes Jashari, e cila me 5, 6 dhe 7 mars 1998, e filloi fundin e shtypjes së popullit nga agresori serb dhe lindjen e shtetit të Kosovës.Ishte beteja që përcaktoi të ardhmen e shqiptarëve”.

“Sot, kujtojmë sakrificën e dhembjen e popullit tonë, dëshmorët, martirët, të zhdukurit dhe heronjtë e gjallë që shënuan kthesën më të madhe historike të kombit që kulmoi me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Amaneti i të rënëve është obligim për ne që ta ruajmë atdheun dhe të punojmë pa kursyer asgjë për ta vënë zhvillimin e vendit tonë në piedestal”, u shpreh  Totaj.PrizrenPress .com

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Më Shumë

Policia në Prizren apelon për kujdes nga SMS-të mashtruese në emër të bankave

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka ngritur shqetësimin për rritjen e rasteve të mashtrimeve përmes SMS-ve, duke apeluar tek qytetarët që të tregojnë...

OVL-UÇK në Prizren i dhuron motor elektrik invalidit të luftës së UÇK-së, Florim Kryeziut

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren ka njoftuar se, falë donacionit të kompanisë “Sat Styro”, është dhuruar një motor elektrik për...

Lajmet e Fundit