7.3 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Totaj konfirmon përkrahjen për Kryqin e Kuq në Kosovë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në takim kryetaren e Kryqit të Kuq të Kosovës, Feride Hyseni, sekretarin e Përgjithshëm, Agron Humolli, shefin e misionit të KNKK-së në Prishtinë, Agim Gashi dhe koordinatoren e bashkëpunimit në KNKK, Fikrie Bexheti.

Me këtë rast, u diskutua për aktivitetet që i zhvillon kjo organizatë humanitare dhe shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.

Çfarë janë ProHealth Cables?

Kryetari Totaj ka theksuar se Komuna e Prizrenit do t’u qëndrojë afër njerëzve dhe organizatave të vullnetit të mirë në çdo kohë, duke i dhënë mbështetje veprimtarisë humanitare në këtë komunë.

“Misioni dhe veprimtaria e Kryqit të Kuq në Kosovë, në të gjitha etapat e historisë sonë, ka qenë sa fisnike, aq edhe informuese e vetëdijesuese për qytetarët”, ka thënë Totaj.

Më Shumë

Aksion kundër fajdes në Prizren

Njësitë e Drejtorisë kundër Krimit të Organizuar kanë zhvilluar sot një veprim policor në Prizren, në kuadër të një hetimi që lidhet me veprën...

Final 4 i Ligës Unike të femrave në Prizren

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka vendosur që Final 4 i Ligës Unike Femrat të mbahet në qytetin e Prizrenit, me...

Lajmet e Fundit