-2.9 C
Prizren
E martë, 13 Janar, 2026

Totaj për koalicionet: Si fitues jemi të hapur ndaj të gjitha partive

Kandidati i PDK-së për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj i cili fitoi rundin e parë të zgjedhjeve me rreth 6 mijë vota avantazh, ka thënë se do të ketë një koalicion që është në interes të qytetarëve.

Sipas Totajt, PDK-ja dhe ai personalisht nuk kanë ndonjë preferencë dhe janë të hapur për të gjitha partitë politike por fillimisht do të shikohet përputhja e ofertave programore e pastaj edhe procedurat e tjera.

“Sikurse e kam theksuar ne nuk kemi ndonjë preferencë të caktuar për cilën parti pasi jemi të hapur ndaj të gjithave që kanë disponim dhe vullnet ti bashkohen rrugës tonë të fitores. Kemi nisur diskutimet dhe do të vendosim për opsionin më të mirë që është në interes të qytetarëve” ka thënë Totaj.

Ditëve të fundit u raportua në Prizren për takime të shpeshta të LDK-së me PDK-në dhe Vetëvendosjen në këtë qytet por nuk ka asgjë konkrete deri në këtë fazë.

Më Shumë

Prokuroria kërkon paraburgim për ish-drejtorin e BKS-së, Sami Mazreku

Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se më 8 janar 2026, në Departamentin e Përgjithshëm -Divizioni Penal, ka pranuar nga Prokuroria Themelore në Prizren...

Vdes një grua në Rahovec

Ka vdekur një grua në Rahovec, ku në raportin e policisë thuhet se të njëjtës i kishte rënë të fikët pasi është dërguar në...

Lajmet e Fundit