Haskuka: Duhet një riorganizim total i qytetit të Prizrenit

Kryetari aktual, dhe kandidati i VV-së për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka ka thënë se ai pretendon të bëjë riorganizimin total i qytetit të Prizrenit.

“Në të ardhmen mendojmë se duhet një riorganizim total i qytetit të Prizrenit në mënyrë që të hapet perspektiva zhvillimore në 4 apo 5 vitet e ardhshme, andaj un sot prezantova se si ta bëjmë Prizrenin kryeqytet të zhvillimit dhe të hapësirës më të madhe të gjelbër këmbësorie në rajon.”

“Ne kemi në planë që me 3 projekte të bëjmë hapjen e qendrës historike nga Sheshi i shatërvanit deri te Bazhdoranja dhe deri te ndërtesa e administratës komunale.”

“Për ti bërë të gjitha këto kemi edhe projektin ideorë, ku tuneli në mes të Dardanisë dhe Mullirit pastaj kemi edhe rrugë Prizren-Tetovë për ndërtimin e së cilës na nevojitet një infrastrukturë e mirë sepse do të ketë qarkullim të madh.”, tha Haskuka në Prime Time.

Haskuka do të përballët me Shaqir Totajn e PDK-së në balotazhin e 14 nëntorit.

Më Shumë

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Lajmet e Fundit