1.8 C
Prizren
E shtunë, 10 Janar, 2026

Totaj: Me PDK-në në pushtet, do të arrijmë progresin që e dëshmuam në Prizren

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur një tubim me anëtarët dhe simpatizantët e fshatit Velezhë të Prizrenit, ku Kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, së bashku me kandidatët për deputet në Kuvendin e Kosovës, kanë prezantuar programin e tyre për qeverisje.

Totaj gjatë fjalimit të tij theksoi se gjatë katër viteve të kaluara të qeverisjes në komunën e Prizrenit është arritur progres dhe zhvillim, dhe theksoi se ky sukses mund të realizohet edhe në nivelin nacional me PDK-në në pushtet.

Kandidatët për deputet të PDK-së, nga ana e tyre, premtuan se do të jenë një zë i fuqishëm për qytetarët në Kuvendin e Kosovës, duke u angazhuar për përmirësimin e kushteve dhe zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.

Në fund të tubimit, përfaqësuesit e PDK-së bënë thirrje për mbështetje masive nga banorët e fshatit Velezhë në zgjedhjet e ardhshme, duke besuar se PDK-ja do të sjellë ndryshime pozitive në nivel nacional./tv prizreni /

Marketing

 

Më Shumë

Evakuohen disa familje në Malishevë pas vërshimeve

Komuna e Malishevës që nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm është përballur me probleme për shkak të reshjeve të shumta të shiut. Ekipet...

Festat e fundvitit gjallëruan turizmin në Prizren

Qyteti i Prizrenit e ka kaluar në përgjithësi mirë fundin e vitit, megjithatë problemi kryesor ka qenë mungesa e energjisë elektrike. https://prizrenpress.com/428407-2j/ Shumë lagje të qytetit,...

Lajmet e Fundit