18.7 C
Prizren
E martë, 8 Korrik, 2025

Tragjedi në Itali: Familja kosovare kaplohet nga flakët, u vdes vajza 7-vjeçare

Mamaja arrin të largohet nga shtëpia dhe të shpëtojë vetëm një nga dy fëmijët, atë 5-vjeçar ndërsa tjetri 7-vjeçar, humbi jetën mes flakëve.

Kjo ishte tragjedia e ndodhur në Servigliano, një qytet i vogël në provincën e Fermo, ku zjarri i mori jetën një vajze të vogël, të një familjeje, babai i të cilëve ishte nga Kosova.

Drama u zhvillua brenda pak çastesh. Mamaja, e zgjuar nga era e fortë e tymit, mori njërën nga dy vajzat dhe e shpëtoi atë duke e nxjerrë jashtë.

Ajo pastaj u përpoq të kthehej në shtëpi për të marrë një tjetër, por flakët bllokuan kalimin e saj.

“Ne po flinim së bashku në të njëjtën shtrat – ka qenë dëshmia e gruas, e cila kujton në tronditje momentin. “Dhe, pasi vajza më e vogël u shpëtua, unë u ktheva për të marrë vajzën time tjetër. Kishte shumë tym, nuk më linte të merrte frymë dhe nxehtësia më dogji lëkurën. Pastaj, për fat të mirë, policia erdhi e para, pastaj zjarrfikëset, të cilët arritën ta nxjerrin fëmijën tim jashtë”, shkruajnë mediat shqiptare.

Fatkeqësisht kur shkoi në spital nuk kishte asgjë për të bërë që të shpëtonte edhe vajza e vogël, por nëna do ta mësojë këtë shumë më vonë.

Familja – babai kosovar, nëna bullgare, të dy 38 vjeç, me fëmijët e vegjël të lindur në Sant’Omero në provincën e Teramos dhe të rritur në Itali – ishin transferuar në Servigliano disa muaj më parë. Nuk është e qartë pse në orën 2.50, kur shpërtheu zjarri, babai shqiptar i dy fëmijëve nuk ishte në shtëpi.

Më Shumë

Arrestohen dy prizrenas në Kukës, po trafikonin armë nga Kosova në Shqipëri

Dy kosovarë janë arrestuar në Kukës, nën dyshimin se po trafikonin armë zjarri nga Kosova në Shqipëri. Sipas Policisë së Shtetit, të arrestuarit janë Sh....

‘DokuFest’ prezanton projektet e përzgjedhura për Forumin e Filmave të Shkurtër

DokuFest ka kënaqësinë të shpallë projektet e përzgjedhura për edicionin e parë të Forumit të Filmit të Shkurtër, një platformë rajonale për bashkë krijim...

Lajmet e Fundit