Trajneri i Mallorcas lavdëron Muriqin: I besoj plotësisht

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi vazhdon me performancën e shkëlqyer në La Liga.

Ylli i ‘Dardanëve’ mbrëmë shënoi sërish gol. Muriqi realizoi nga pika e bardhë, duke ia siguruar një pikë Mallorca në udhëtim tek Elche, derisa kosovari dështoi nga penalltia në pjesën e parë.

Javier Aguirre, trajner i Mallorca, pas ndeshjes tha se është i lumtur me paraqitjen e Muriqit.

“Gjatë pushimit të pjesës së parë i kam thënë Muriqit që ta godiste sërish penalltinë nëse do të akordohej. I besoj plotësisht dhe duhet kuptuar se në rastin e parë portieri ka bërë një pritje madhështore”, tha Aguirre.

Goli i mbrëmshëm ishte i katërti për Muriqin këtë sezon të garave me Mallorcan.

Më Shumë

Arrestohet edhe babai i të dyshuarit për vrasjen e imamit në Dragash

Pas arreastimit të Beshir Hamzës si i dyshuar për vrasjen e imamit, Gazmend Tahirovci, Policia e Kosovës e ka arrestuar edhe babain e dorasit...

Aksidenti mes 3 veturave, 7 të lënduar në fshatin Rogovë

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tre veturave që ndodhi sot në magjistralen Gjakovë–Prizren. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit