Profesorët e Universitetit të Teknologjisë Chalmers – Suedi dhe Universitetit të Edinburgut – Britani e Madhe, janë duke mbajtur trajnime për mbi 500 studentë të UPZ-së. Trajnimet janë duke i ndjekur studentët e të gjitha drejtimeve, duke përfshirë edhe ato në gjuhën boshnjake dhe atë turke.
Dy universitetet janë partnere me UPZ-së, dhe Wus Kosova. Trajnimet përfshijnë këto tema: Zhvillimi i karrierës, udhëzim mbi metodat e hulumtimit, shkrimi akademik dhe aftësitë e prezantimit. Në fund të trajnimit secili student pajiset me certifikatë e cila është e pranuar ndërkombëtarisht.
Këto trajnime mbahen në kuadër të projektet të TEMPUS-it për sigurimin e cilësisë dhe Zyrës së Shërbimit për përkrahje dhe mbështetje të studentëve në UPZ. Ky projekt financohet nga Komisioni Evropian dhe Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë e Republikës së Kosovës.
Menaxhemnti i UPZ-së e vlerëson lartë realizimin e këtij projekti, që krahas punës së vazhdueshme që po bëjnë i gjithë personeli akademik, po ndikon pozitivisht në ngritjen dhe zhvillimin e cilësisë në këtë universitet. UPZ është mirënjohës të gjithë universiteteve partnere në realizmin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për universitetin./PrizrenPress.com/