10.3 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026

Transferimi i Rashicës në Bayer Leverkusen, ja vendimi i fundit

Klubi i njohur gjerman nuk e ka ndërmend ta tentojë transferimin e yllit kosovar këtë muaj.Bayer Leverkuseni ishte njëri prej opsioneve të Milot Rashicës në afatin kalimtar të verës së kaluar.Madje, në ditën e fundit të afatit kalimtar ylli kosovar ishte shumë afër transferimit tek Kuqezinjtë.

Mirëpo, gjithçka kishte dështuar në atë kohë dhe vushtrriasi kishte mbetur në Werder Bremen, klub ky që kërkonte shumë para për lojtarin.E tash kur jemi në muajin e afatit kalimtar, Leverkuseni ka hequr dorë nga 24 vjeçari.Për këtë siguron mediumi gjerman “Kicker”, sipas të cilit, Leverkuseni nuk do të tentojë ta transferojë futbollistin ofanziv gjatë janarit.

Me këtë rast, duket se Aston Villa mbetet ekipi i vetëm i interesuar për ta transferuar Rashicën këtë dimër.Sidoqoftë, Rashica mund të transferohet në një klub tjetër vetëm në verën e ardhshme.

Ish-futbollisti i Vushtrrisë dhe Vitesses u rikthye këtë javë në stërvitje me ekipin pas lëndimit që e kishte pësuar në fillim të muajit dhjetor në kofshën e këmbës së majtë.

Sulmuesi i krahut kishte munguar në gjashtë ndeshje zyrtare, ndërsa nuk do të jetë në dispozicion as në duelin e fundjavës me Leverkusenin.Sipas drejtuesve të Werder Bremenit, Rashica mund të rikthehet më 16 janar në duel me Augsburgun.

Më Shumë

Të gjitha rrugët e Prizrenit çojnë në “Sezai Surroi” të mërkurën

Bashkimi ka bërë thirrje për mbështetje masive të tifozëve në prag të nisjes së gjysmëfinales së “Play-off”-it në ProCredit Superligë ndaj Borës. “E mërkurë, gjithë...

Krasniqi: Dragobili shembull i mirë i kujdesit për ambientin

Në kuadër të projektit “Për Malishevën e pastër”, aksioni për pastrimin dhe mirëmbajtjen e ambientit ka vazhduar sot në Këshillin Lokal për fshatrat Dragobil...

Lajmet e Fundit