2.1 C
Prizren
E diel, 18 Janar, 2026

“Transformimi” i Koresë së Veriut, lirohen të burgosurit amerikanë

Tre amerikanë të burgosur në Korenë e Veriut janë vendosur në një hotel në Penian dhe po trajtohen mirë, me ushqim dhe kujdes shëndetësor.

Sipas raporteve, të tre ata mund të lirohen si një gjest i vullnetit të mirë, në kuadër të përgatitjeve për një takim mes liderit Kim Jong un dhe presidentit amerikan Donald Trump. Ky i fundit ka thënë se SHBA po punon shumë për të siguruar lirimin e tyre. Të mërkurën ai i tha ndjekësve në Twitter, të qëndronin në kontakt për lajme, transmeton tch.

“Ashtu siç të gjithë e dinë, administrata e kaluar ka kërkuar prej kohësh që tre pengjet të liroheshin nga kampet e punës në Korenë e Veriut, por nuk ka patur asnjë rezultat”, tha ai.

Dy prej tyre në fakt janë burgosur në 2017, pasi Trump u bë president. Departamenti amerikan i shtetit ka thënë se nuk mund të konfirmojë vërtetësinë e raporteve për transferimin në hotel të të burgosurve, që duket se kanë ardhur nga Choi Sung-Ryong, një aktivist koreano-jugor me kontakte në Korenë e Veriut.

Por, një zëdhënës tha se SHBA po punonte që shtetasit amerikanë që mbahen në burg në Korenë e Veriut të kthehen në shtëpi sa më shpejt që të jetë e mundur.

Në 1017, Kim Hak Song, që punonte në universitetin e Penianit, u ndalua nën dyshime për akte armiqësore. Dy javë para tij, Kim Sang Duk, i njohur edhe si Toni Kim, u arrestua nën akuzat për spiunazh.

Ai po përpiqej të largohej nga vendi ku kishte qenë i përfshirë në aktivitete humanitare. Ndërsa Kim Dong Chul, një shtetas amerikan i lindur në Korenë e Jugut, një pastor 60 vjeç, u arrestua në 2015, nën akuzat për spiunazh dhe u dënua me 10 vite punë të rëndë në 2016.

Më Shumë

Zhduket një burrë në Prizren

Një burrë raportohet se është zhdukur në rrugën “Gjin Muzaka” në Prizren që nga 28 dhjetori i vitit të kaluar. Sipas informacioneve të Policisë në...

Policia nis hetimet për vdekjen e një burri në Prizren

Një person ka vdekur të hënën pasdite në Prizren, ka bërë të ditur Policia e Kosovës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ishte dërguar në...

Lajmet e Fundit