14.4 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Tre të arrestuar në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Prizren.

Arrestimi i parë ka ndodhur në rrugën “Ramadan Qejku”. Raportohet se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy armë, një pistoletë “Bereta” cal. 9 mm dhe një revolver me tetë copë fishekë të cal.9 mm. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Sipas policisë, arrestimi tjetër ka ndodhur në sheshin “Shatërvan”. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar arma e llojit “Bereta” me tetë copë fishekë të cal.9mm. Rasti në procedurë.

Kurse, arrestimi i tretë është bërë në rrugën “Ramadan Qejku”, në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata themelore Prizren. I njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në qendrën e paraburgimit në Prizren. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bie për dy cent çmimi i naftës në Kosovë

Çmimet e naftës të premten në Kosovë kanë shënuar rënie për dy cent për litër krahasuar me një ditë më herët. Nga 1.91 euro për...

Liria fiton derbin e Prizrenit

Derbi i Prizrenit i takoi Lirisë, e cila mposhti rivalin lokal Prizrenin me rezultat të thellë 4:1, në kuadër të javës së 27-të në...

Lajmet e Fundit