Tre të arrestuar për pengim të policisë në Prizren

Policia e Kosovës njofton se të mërkurën në Prizren kanë arrestuar tre persona të dyshuar për pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës, transmeton PrizrenPress.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Vesli Klark”, ku janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjti nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë dhe më pas kanë pengua zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, rasti tjetër ka ndodhur në sheshin “Shatërvan”, ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë dhe më pas ka pengua zyrtarin policor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./PrizrenPress.com

Më Shumë

Rahoveci përkujton dëshmorët e Anadrinisë

Në Rahovec janë zhvilluar aktivitete përkujtimore në nderim të dëshmorëve të Anadrinisë, duke sjellë në vëmendje përvjetorë të rëndësishëm të rënies së tyre për...

Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së dhe kandidate për presidente

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka propozuar që Vjosa Osmani të jetë kandidate për presidente dhe bartëse e listës zgjedhore të...

Lajmet e Fundit