Trepça shënoi fitore bindëse ndaj Bashkimit

Trepça shënoi fitore bindëse ndaj Bashkimit, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të “Play-off”-it, ku do të përballen me Sigal Prishtinën.

 

Mitrovicasit ishin dominues ndaj prizrenasve për të triumfuar 79:96 (6:34, 26:20, 18:21, 29:21).

‘Xehetarët’ e filluan furishëm me një seri rekorde deri më tani 0:26, ku prizrenasit pikën e parë e realizuan pas

7:24 minutave lojë, ndërsa çereku i parë përfundon 6:34. Lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e dytë, ndërsa pjesa e parë përfundoi 32:54.

Në pjesën e dytë nuk kishte shumë histori, me mitrovicasit që nuk rrezikuan fitoren dhe triumfuan bindshëm 79:96, për të depërtuar në gjysmëfinale.

Te prizrenasit u dalluan Daniel Lekndreaj me 24 pikë e nëntë kërcime dhe Dajuan Graf me 17 pikë e nëntë kërcime, kurse te mitrovicasit u dalluan Andrew Gordon me 21 pikë e 11 kërcime dhe Kendrick Brown me 22 pikë e pesë kërcime./Klankosova.tv

?===

Trepça e ka mbyllur pjesën e parë ndaj Bashkimit me rezultat të thellë me 22 pikë epërsi, në kuadër të çerekfinales së dytë.

Mitrovicasit janë duke fituar me rezultat 54-32, ndaj prizrenasve, që si vendas janë duke luajtur në sallën “13 Qershori” në Suharekë.

Çerekun e parë, Trepça e nisi mirë, madje në një periudhë udhëhiqte me rezultat 26-0, pasi lojtarët e Bashkimi tek në dy minutat e fundit të këtij çereku shënuan pikët e para. Ky çerek u mbyll me rezultat 34-6.

Në çerekun e dytë, Bashkimi kishte fytyrë tjetër, pasi e fitoi me rezultat 26-20. Në fund pjesa e parë u mbyll 54-32.

Ndryshe, në çerekfinalen e parë Trepça fitoi me rezultat të ngushtë 92-88 në sallën “Minatori”. /Klankosova.tv.

Më Shumë

Nisin punimet për rikonstruktimin e rrugës rajonale Arllat–Malishevë

Të martën, 16.06.2026, ka nisur zyrtarisht faza e rikonstruktimit të rrugës rajonale R110 Arllat–Malishevë, segment i cili lidh komunat e Drenasit dhe Malishevës. Në ceremoninë...

Tragjedia në Prizren: Babai i viktimës po vazhdon trajtimin mjekësor

Një mosmarrëveshje mes djemve të axhallarëve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar në tragjedi, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur...

Lajmet e Fundit