11.2 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

Trevoh Chalobah vendos të largohet nga Chelsea në janar, e ardhmja e tij në Itali

Trevoh Chalobah do të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mbrojtësi i ri anglez mbeti në londër përkundër ofertave të shumta që kishte gjatë verës, por trajneri Thomas Tuchel vendosi ta mbajë në skuadër.

Gjithsesi anglezi i ri nuk ka luajtur shumë pasi në këtë fillim sezoni ka vetëm një ndeshje prej 90 minutave të zhvilluara dhe të tjerat ka qëndruar në bankën rezervë.

23-vjeçari nuk dëshiron të mbetet në bankë dhe i ka bërë të qartë drejtuesve të Chelseat se dëshiron largimin në janar.

Mediat e ndryshme në Angli dhe Itali kanë raportuar se Roma është skuadra favorite për t’i marrë shërbimet e Chalobah.

Dy skuadrat kanë marrëdhënie të shkëlqyera mes vete, derisa një ndihmë të madhe për transferimin e lojtarit në Olimpico po e jep edhe Tammy Abraham që e ka mik të ngushtë mbrojtësin.

Interesim për qendërmbrojtësin anglez kanë shprehure dhe Inter, Milan, RB Leipzig dhe Newcastle United. /Telegrafi/

Më Shumë

Bie për dy cent çmimi i naftës në Kosovë

Çmimet e naftës të premten në Kosovë kanë shënuar rënie për dy cent për litër krahasuar me një ditë më herët. Nga 1.91 euro për...

Përmirësohet ndriçimi publik në disa lagje të Prizrenit

Ndriçimi publik në Prizren po përmirësohet në disa zona të qytetit, në kuadër të ndërhyrjeve të Drejtorisë së Shërbimeve Publike. https://prizrenpress.com/428407-2j/ Kryetari i Komunës së Prizrenit,...

Lajmet e Fundit