28.8 C
Prizren
E diel, 14 Korrik, 2024

Tri anije me 58 mijë tonelata misër të gatshme të eksportohen nga Ukraina

Tri anije me 58.4 mijë tonelata misër kanë marrë leje që të largohen nga porti ukrainas, në kuadër të marrëveshjes për çbllokimin e eksportimit të drithërave.

Anija e parë që transportoi drithërat e Ukrainës që mori leje të largohet nga porti nga fillimi i luftës në këtë vend, ka lundruar të hënën nga Odessa në drejtim të Libanit, në kuadër të marrëveshjes për transportimin e sigurtë përmes Turqisë, transmeton Telegrafi.

Qendra e përbashkët koordinuese në Stamboll, që mbledh personelin e Ukrainës, Rusisë, Turqisë dhe Kombeve të Bashkuara, ka njoftuar se dy anije të premten do të nisen nga Çernomosrku dhe një tjetër nga Odessa.

“Vlerësohet se tri anije do të lundrojnë në mëngjes nga portet”, thuhet në kumtesë.

Nga Çernomorsku, Polarneti do të duhej të kishin për destinacion portin Karas në Turqi me 12 mijë tonelata misër, e nga Rojeni do të duhej të transportoheshin 13.4 tonelata misër në Teesport të Britanisë së Madhe.

Nga Odessa, Navista do të eksportoj 33 mijë tonelata misër në Ringaskiddy të Irlandës. Madje pritet që anije turke Osprey S që lundron nën flamurin e Liberisë, do të arrijë në portin ukrainase Çernomorsk gjatë të premtes.

Kjo do të jetë anija e parë që arrin në një port ukrainas që nga fillimi i luftës. /Telegrafi/

 

Më Shumë

Carlos Alcaraz shkatërron Djokovicin për ta fituar për herë të dytë Wimbledonin

Carlos Alcaraz ka shkatërruar tenistin me sjellje më të ndyrë në histori të këtij sporti, Novak Djokovic, për të triumfuar për herë të dytë...

Iu premtuan në Big Brother, Luiz Ejlli thotë se akoma nuk u realizuan pushimet në Maldive

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë nisur pushimet së bashku me nënën e artistit shkodran dhe vajzën e tyre, Luna Mari. Çifti këtë kohë ka...

Lajmet e Fundit