5.8 C
Prizren
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025

Tri javët dramatike të Kosovës

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, të tretat që prej se Kosova është bë shtet i pavarur, në teori së paku do të mund të mbaheshin në harkun kohor 28 maj-18 qershor, ose në katër të dielat që lidhin fundin e majit dhe javën e tretë të qershorit.

E diela e 25 qershorit nuk vjen në konsideratë për organizimin e zgjedhjeve të reja parlamentare në Kosovë, për dy shkaqe: Në atë ditë festohet fundi i muajit të Ramazanit, ose është Dita e parë e Bajramit, dhe në anën tjetër, dihet që nis sezoni i pushimeve verore.

Korniza ligjore është shumë e qartë se si mund të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme në vend. Në këtë kontekst, tashmë janë shfrytëzuar të dy mundësitë legale, në nëntorin e vitit 2010 dhe në majin e vitit 2014. Herën e parë, zgjedhjet e reja u imponuan pas Mocionit të suksesshëm kundër Qeverisë së Kosovës, ndërsa herën e dytë, me vendimin e Kuvendit të Kosovës për vetë-shpërbërje.

Mocioni i mosbesimit ndaj një Qeverie është i suksesshëm nëse së paku 61 deputetë të Kuvendit të Kosovës votojnë në favor të tij.

Vetë-shpërbërja e Kuvendit të Kosovës, kërkon përkrahjen e së paku 80 deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Tashmë dihet se në qarkullim parlamentar është iniciativa e opozitës parlamentare, që të aplikohet mekanizmi i Mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Kryeministrit Mustafa. Janë së paku 30 deputetë që e kanë nënshkruar këtë nismë, që e lansoi lideri i Nismës, Fatmir Limaj.

Për ta zyrtarizuar këtë Mocion, duhet që së paku 40 deputetë ta nënshkruajnë atë. Kur të plotësohet ky kriter, mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës, dhe jo më parë se dy ditë më pas, ose më së voni pesë ditë pasi që ka marrë këtë Mocion, duhet ta thërrasë Sesionin e veçantë të Kuvendit të Kosovës i cili do të kishte përmbajtjen e debatit parlamentar për Qeverinë e Kosovës dhe do të përfundonte me votën – që është publike dhe elektronike) – për ose kundër Qeverisë.

Në aspektin legal, në fakt, nëse do të binte Qeveria e Kryeministrit Mustafa, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka të drejtë t’ia ofrojë mandatin për bërjen e Qeverisë së re kreut të PDK-së, Kadri Veselit, sepse PDK ka dalë partia e parë në zgjedhjet e qershorit të vitit 2014. Nëse Veseli do ta refuzonte këtë mandat, atëherë Presidenti i Kosovës do të duhej t’i bënte konsultimet me partitë parlamentare për të caktuar datën e zgjedhjeve të reja.

Ato, sipas Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme, mund të mbahen jo më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë pas rënies së Qeverisë/ vetë-shpërbërjes së Kuvendit.

Ky afat përkufizon qartë afatet kur mund të ndodhë Mocioni i mosbesimit ose vendimi i Kuvendit për shpërbërjen e vetvetes, nëse këtu u kthehemi afateve kohore që njohin variantin e parë, të dielën e 28 majit, dhe atë të fundit, të dielën e 18 qershorit, si data eventuale për organizimin e zgjedhjeve.

Për afatin e parë të zgjedhjeve, që do të duhej të mbaheshin me 28 maj, jo më larg se këtë të mërkurë, me 26 prill, do të duhej të ndodhte vetë-shpërbërja e Kuvendit të Kosovës, ndërsa për aplikimin e Mocionit të mosbesimit, jo më larg se këtë të hënë, me 24 prill, do të duhej t’i pretentohej Kryesisë së Kuvendit Lista me 40 nënshkrime, ashtu që të mërkurën të mbahet sesioni i veçantë i Kuvendit të Kosovës.

Në rast të vetë-shpërbërjes, ose Mocionit të suksesshëm të mosbesimit ndaj Qeverisë, Presidenti i Kosovës jo më vonë se më 27 prill do të duhej të dakordohej me partitë parlamentare për datën e zgjedhjeve, e cila mund të lëvizë në datat 28 maj-11 qershor.

Data krejt e fundit kur duhet të ndodhë vetë-shpërbërja e Kuvendit, ose Mocioni i suksesshëm i mosbesimit, ashtu që më 18 qershor të mbahen zgjedhjet e reja, është e mërkura e tretë e majit, ose 17 maji.

Nëse, pra, deri më 17 maj nuk ka vendim të Kuvendit që kualifikon nisjen e procedurës së zgjedhjeve të reja në Kosovë, nuk do të ketë mundësi ligjore për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në qershor të këtij viti. / Politiko.net

Më Shumë

Prizreni përforcon sulmin me dy transferime të reja

FC Prizreni ka zyrtarizuar dy afrime të rëndësishme në repartin ofensiv, duke forcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm. Klubit i janë bashkuar sulmuesit Edin...

ATK konfirmon çmimet e tregut për barna, OFK kërkon nga MSh të marrin veprime për të parandaluar dëmtimin e barnatoreve

Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK), ka kërkuar opinion ligjor nga Administrata Tatimore e Kosovës lidhur me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet...

Lajmet e Fundit